Bakiu: Sarajit i nevojitet kryetar që do të bëjë ndryshime

Aleanca për shqiptarët dhe BESA, pas marrëveshjes për bashkëpunim në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, sot kishin takim të përbashkët me qytetarët në Saraj.

Kandidati i BESË-s për kryetar të komunës së Sarajit, Bashkim Bakiu dhe kandidati i Aleancës, Ekrem Alija, i cili nuk hyri në rrethin e dytë zgjedhor, u bëri thirrje qytetarëve që t’u japin mbështetje në votim më 29 tetor.

“Komunës Saraj i nevojitet kryetar, që di të bëjë ndryshime, që sjellë shpresë dhe do t’i bashkojë qytetarët”, tha Bakiu.

Theksoi se Saraji nuk do të jetë i asnjë partie, as i BESË-s as i Aleancës për shqiptarët, por i të gjithë qytetarëve.

“Komuna duhet të jetë e të gjithë qytetarëve, të gjithë që jetojnë këtu duhet t’i gëzojnë përfitimet, e jo ndonjë grup ose personalitet ta shfrytëzojë komunën për interesa personale. Ju premtoj se komuna do të jetë e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Saraj. Dyert tona do të jenë të hapura për të gjithë, edhe për ata që kanë problem dhe kërkojnë zgjidhje edhe për ata që dëshirojnë të na lavdërojnë për punën e kryer”, theksoi Bakiu.

Premtoi arsimim më të mirë në Saraj, luftën kundër nepotizmit dhe politizimit të shkollave, si dhe zhvillimit ekonomik dhe investimeve të huaja në komunë.

Kundërkandidati i Bashkim Bakiut në rrethin e dytë zgjedhor është Blerim Bexheti nga BDI-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button