Forcimi i sektorit privat për një të ardhme më të mirë ne Kosovë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Agjencia e saj e Punësimit,  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencia Kosovare e Investimeve dhe Përkrahjes së Ndërmarrjeve (KIESA), në bashkëpunim me Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), hapën sot raundin e 2017-2018 Programi i praktikës për mbështetjen e të diplomuarve të rinj për të fituar përvojë pune dhe për të nisur karrierën e tyre.

Ceremonia filloi në sallën me plotë  praktikantë, profesioniste të ardhshëm. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica përgëzoi praktikantët e ardhshëm dhe tha se “Ky program përshtatet në mënyrë të përkryer në Strategjinë Ekonomike të Kosovës dhe reformat që do të përforcojnë mjedisin ekonomik në Kosovë”.

Në fjalën hyrëse, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bajram Hasani, tha se këto lloj programesh zhvillojnë qasje të ndryshme në zvogëlimin e papunësisë dhe shpreson që në bashkëpunim me ministritë tjera, shumë shpejtë do të krijohet një Fond për Punësim. “Unë duhet të them se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të përqëndrohet në fuqizimin e prodhimit lokal dhe kjo do të thotë sektorin privat.”

Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Znj. Alessandra Roccasalvo e lidhi programin e praktikës me shumë aspekte të zhvillimit të Kosovës dhe tha: “Nëse shikoni marrëveshjen e MSAsë, shumë kapituj kanë të bëjnë me tregtinë dhe ekonominë. Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht për forcimin e sektorit privat “.

UNDP, nën projektin e ALMP, dhe në bashkëpunim të ngushtë me ndërmarrjet e sektorit privat ofroi punë praktike mbi 200 grave dhe burrave të rinj.

Këta të rinj do të kenë mundësi të fitojnë njohuri dhe shkathtësi gjatë tre muajve të stazhit në kompanitë private në mbarë Kosovën. Një nga fituesit e këtij raundi është Albana Demiri “Si praktikante  e  ardhshme   unë jam duke u munduar t’a sfidoj veten dhe te perforcoje  aftësite e mia. Kur erdha në Zyrën e Punësimit më udhëzuan me informata për këtë program. Shpresoj se pas tre muaj praktike, kompania do të më ofrojë një punë ”

Programi synon qe te  papunesuareve të diplomuar  në institucionet e arsimit të lartë ta kene mundësinë për të bërë një praktikë 3-mujore në ndërmarrjet e sektorit privat për të mbështetur punësimin e qëndrueshëm në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button