Spasovski: Koalicioni Aleanca-Besa mbron VMRO-në

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në emisionin “360 shkallë” ka kritikuar koalicionin e Aleancës për Shqiptarët me Lëvizjen Besa duke theksuar se me këtë ASH-ja është vënë në anën e VMRO-DPMNE-së ashtu sikur edhe partia BESA, njofton Portalb.mk.

Spasovski tha se ky qëndrim i tij është i bazuar nga informatat në terren, por nga ana tjetër i pyetur për koalicionin e partisë së tij me BDI-në e cila ishte në koalicion me VMRO- DPMNE-në tha se koalicioni me partinë në krye të së cilës është Ali Ahmeti është i vendosur mbi parime të qarta. Spasovski gjithashtu theksoi se koalicioni qeveritar me Aleancën për Shqiptarë nuk ndryshon përbërjen Qeveritare.

Për spekulimet e shpërbërjes qeveritare sot u deklaruan edhe nga Qeveria e Maqedonisë duke thënë se për këtë çështje nuk diskutohet për momentin.

Ndryshe, këto qëndrime të ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski vijnë pasi që partia në qeveri, Aleanca për Shqiptarët në krye me Ziadin Selën dhe ajo e Lëvizjes BESA në krye me Bilall Kasamin arritën marrëveshje për përkrahje në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe se nga BDI u shprehën se ky koalicion ka në përbërje edhe VMRO-DPMNE-në, të cilën akuzë e hodhën poshtë nga koalicioni ASH-BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button