Grujovski dhe Boshkovski do të ekstradohen pas gjashtë javëve

Arrestimi i ish-shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) të Maqedonisë, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski në Greqi pas arratisjes 4-mujore mund të ekstradohen deri në fund të nëntorit kurse deri më atëherë do të jenë në paraburgim në Greqi, njofton Portalb.mk.

Këto të dhëna për “DW” në gjuhën maqedonase i ka bërë të ditur një zyrtarë i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Greqisë i cili, për arsye se procedura është në vijim nuk ka lejuar të publikon emrin e tij.

“Kjo periudhë deri te ekstradimi, parimisht zgjat prej 4-6 javë”.

Në lidhje me këtë nga zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski u shpreh se ka pritshmëri se procedura e ekstradimit do të ndodh varësish kërkesave dhe standardeve ndërkombëtare.

“Fillimisht do të ju udhëzoja për te Ministria e Drejtësisë si institucion kompetent për realizimin e procedurës. Pritshmëritë tona janë që të gjitha marrëveshjet dhe standardet ndërkombëtare në këto situata do të jenë të realizohen edhe në këtë procedurë dhe në afatin e parashikuar”, tha Boshnjakovski.

Ndryshe Grujovski dhe Boshkovski u arrestuan pardje në Aeroportin e Selanikut me identitetet Hristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan.

Grujovski dhe Boshkovski nga 18 korriku, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë paraburgim, janë të pakapshëm për policinë, me siguri duke u fshehur me identitete të rrejshme. Boshkovski dhe Grujevski akuzohen nga PSP-ja në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2″. Gjykata e Apelit në Shkup vendimin për paraburgimin e tyre e dha më 18 korrik, por ai nuk hyri në fuqi menjëherë pasi që pritej vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila vendimin e shpalli më 26 korrik rreth orës 14. Procedura e nevojshme për vendim të arrestimit nga MPB zgjati 7 orë, kohë e mjaftueshme që Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski të arratisen.

Goran Grujoski për t’u arratisur ka përdorur identitet tjetër, atë të kolegut të tij polic, Vlladimir Varellov. Pasaportë me emër të Vlladimir Varellovit kurse me fotografi të Goran Grujoskit është përpunuar në MPB dhe ky i fundit me po të njëjtën ka udhëtuar për në Bullgari para shqyrtimit të masës së paraburgimit.

Grujoski është i akuzuar për vepra penale “shoqërim kriminel”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Nikolla Boshkovski akuzohet për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button