Shkëndija pa dy futbollistë kyç ndaj Shkupit

Të dielën në kuadër të javës së 11-të, do të luhet derbi shqiptar i kampionatit të Maqedonisë ku takohen Shkëndija nikoqire dhe skuadra e Shkupit. Skuadra kuqezi për këtë duel nuk do të ketë në diskonim dy futbollit mjaft të rëndësishëm, brazilianin Stenio Junior dhe Bazhe Todorovskin.

Braziliani në duelin ndaj vardarit kishte marrë lëndim që e ka lënë jashtë fushe për së paku dy javë, ndërsa Todorovski edhe më tej është me virus dhe nuk është gati për 90 minuta lojë.

Po këta futbollistë nuk luajtën as në ndeshjen e Kupës së Maqedonisë kur Shkëndija luajti ndaj Rabotniçkit. Dueli Shkëndija – Shkupi luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:30. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button