Shkup, reagime të ashpra për skandalin me të dënuarin për krime lufte Tarçullovski

Skandali me Johan Tarçullovskin që erdhi pas publikimit të dokumentit të cilin e verifikoi Qeveria e Maqedonisë duke thënë se po punohet për të gjetur arsyet e pagesës së dhënë nga Qeveria paraprake, ka ngjallur reagime të ashpra si: “qeveria e kaluar ka paguar kriminelë të dënuar nga Haga me paratë e popullit për 8 vjet radhazi“. Ndërkohë mediat kërkojnë të dhëna shtesë se në bazë të çfarë kriteresh dhe arsyesh nga buxheti i Maqedonisë për familjen Tarçullovski janë donuar 480 mijë euro dhe se çfarë hapash do të ndërmerren për këtë rast, shkruan Portalb.mk.

Nga Qeveria e Maqedonisë u deklaruan se kanë filluar të mbledhin të dhëna për të zbardhur kriteret dhe parimet e marrëveshjes pas së cilës edhe do të ndërmerren masat adekuate për të.

“Në këtë moment presim që të marrim të gjitha të dhënat në lidhje me rastin e Johan Tarçullovskit dhe arritjes së kësaj marrëveshje.  Ajo çfarë dimë është se kjo marrëveshje e arritur dhe që doli në publik është autentik megjithatë presim që të marrim informatat për tërë rastin sepse nuk mund të veprohet aq shpejtë. Në momentin që do ti marrim të dhënat do ti analizojmë që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur arritja e marrëveshjes. Pas kësaj ne do të informojmë opinionin e gjerë për këtë marrëveshje”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Portalb.mk ende pret reagimin nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me dokumentin dhe skandalin Tarçullovski.

Nga Komiteti i Helsinkit, Urania Pirovska për Portalb.mk tha se në këtë moment duhet të pritet analizë e Qeverisë së Maqedonisë për të kuptuar se si është sjellë ai vendim me pagesë dhe se a vlen ende i njëjti.

“Nuk ka të dhëna nga Qeveria e Maqedonisë dhe nuk mund ta dimë se për çfarë vendimi bëhet fjalë. Duhet të dihet se në bazë të çfarë kriteresh është dhënë ai vendim dhe janë donuar paratë. Për momentin Qeveria duhet të hetojë vendimin dhe në bazë të cilit kriter apo arsyesh është dhënë ai vendim. Duhet të dihet se edhe a vlen ai vendim ende”, tha Pirovska.

Kurse për këtë rast për “Plusinfo”, ish ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski tha se nuk ka informata se Tarçullovskit iu janë donuar 480 mijë euro.

“Nuk kam informata se familjes Tarçullovski iu është dhënë ndihmë me para”, tha Manevski.

Se buxheti i Maqedonisë është minusuar për 480 mijë euro për familjen Tarçullovski e ka bërë të ditur gruaja e tij, Sanja Tarçullovska, duke thënë se 5000 mijë euro në muaj Qeveria VMRO-BDI për ata ka ndarë për 8 vjet radhazi.

“Ja unë do t’ua them. Në periudhën prej 8 viteve deri sa Johan Tarçullovski vuante burgun, çdo vit shteti na jepte kompensim prej 5.000 eurove”, ka shkruar Tarçullovska.

Përndryshe, mediat publikuan dokumentin që tregon se gjatë vitit 2011, me vendim të Qeverisë Ahmeti-Gruevski, nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë janë ndarë nga 5000 euro në muaj për Tarçullovskin, apo në total 60 mijë euro në vit. Skandali u thellua edhe më shumë pas deklaratës së bashkëshortes së Tarçullovskit, Sanja Tarçullovska e cila tha se 5000 në muaj për familjen Tarçullovski janë ndarë për 8 vjet rradhazi.

Ndryshe, Johan Tarçullovski ishte i dënuar për krime lufte, në prill të 2014-s u lirua nga burgu në Gjermani, pasi ka përfunduar 2/3 e burgut që ka qenë kusht për lirimin e tij të parakohshëm ndërsa ka vuajtur dënimin për masakrën e Lubotenit në vitin 2001 ku ishin vrarë shtatë civilë shqiptarë. Ai u burgos më 15 mars të vitit 2005 dhe nga 12 vitet burg të caktuara nga Gjykata e Hagës ai vuajti 8 vite.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button