MPJ konfirmoi se në Sllovaki janë arrestuar tetë shtetas të Maqedonisë

Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi se në Sllovaki janë arrestuar tetë shtetas të Maqedonisë, të cilët kanë punuar në vend me kontrata të rrejshme për punë.

Zëdhënësja e MPJ-së, Elena Presillska deklaroi për MIA-n se Ambasada në Vjenë, e cila është e obliguar për Sllovakinë, ka realizuar kontakt me kompetentët në MPJ-në sllovake dhe shërbimet sllovake për migrim, me ç’rast është përcaktuar se më 17 tetor rreth orës 19 janë arrestuar 62 persona, në mesin e së cilëve edhe tetë shtetas të Maqedonisë.

Ata janë arrestuar gjatë daljes nga hapësirat e fabrikës “Shin Heung Precision Slovakia”, në afërsi të Tërnavës.

Në mesin e të arrestuarve, përveç tetë shtetasve të Maqedonisë, 23 janë nga Serbia, 27 nga Ukraina dhe katër nga Bosnjë e Hercegovina.

Ata pas arrestimit janë transportuar në qendrën për të huaj në Dubravë, e cila ndodhet në afërsi të kufirit sllovako-hungarez dhe e cila shërben për vendosjen e personave, të cilët në mënyrë ilegale jetojnë ose punojnë në Sllovaki.

Të arrestuarit ditën e ardhshme janë liruar dhe u është përcaktuar afat prej shtatë ditësh ta braktisin Sllovakinë, si dhe ndalesë për hyrje në BE, përveç tre personave, të cilët kanë pasur dokumente të falsifikuara dhe të cilët po mbahen akoma. Në mesin e tre personave nuk ka shtetas të Maqedonisë.

Presillska deklaroi se deri më tani asnjë prej shtetasve të arrestuar të Maqedonisë nuk është drejtuar në Ambasadën kompetente.

Radio dhe Tv servisi publik sllovak (RTVS) theksoi se Ministria sllovake e Punës dhe Çështjeve Sociale për një kohë më të gjatë po udhëheq luftë kundër agjencive ndërmjetësuese, të cilat i keqpërdorin punëtorët e huaj, i çojnë në Sllovaki me marrëveshje ilegale, nuk u paguajnë sigurimin social dhe shëndetësor dhe shpesh punojnë në kushte më të këqija, se sllovakët e punësuar në fabrikat e njëjta.

LEXO: Punëtorë të Maqedonisë, mes 72 të arrestuarve, të cilët me kontrata të rreme kanë punuar në Sllovaki

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button