Ja sa vjedhje janë regjistruar në nëntë muajt e parë të vitit në rajonin e Pollogut

Në rajonin e Pollogut në nëntë muajt e parë të vitit janë regjistruar gjithsej 345 vjedhje të rënda me dëm prej 32 milionë e 840 mijë denarë, informoi zëdhënësi i MPB Tetovë, Marjan Josifovski, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të tij ky numër është për 32 raste më pak në lidhje me vitin e kaluar. Në këto raste 147 kanë qenë vjedhje në shtëpi dhe ndërtesa, 36 në shitore, 20 në vetura dhe 45 vjedhje të rënda.

“Numri më i madh nga vjedhjet e rënda janë kryer me hapje të dhunshme të dyerve të hyrjes ose dritareve në hapësirat e podrumeve ose kanë hyrë nga dyert e pambyllura. Më shumë janë vjedhur stoli ari, para, por jo rrallë edhe televizione, orë, telefonë mobil, bizhuteri dhe të tjerë. Karakteristike është ajo se numri më i madh i vjedhjeve të rënda para se gjithash e stolisë së arit dhe parave vjedhësit kanë qenë të afërmit e pronarëve që nuk është një gjë e re në rajonin e Pollogut”, tha Josifovski.

Në të njëjtën periudhë janë vërejtur 118 vjedhje nga të cilat 32 janë vjedhje të energjisë elektrike, 19 të drunjëve, 16 të motorëve të veturave, dy biçikleta dhe motoçikleta dhe të lëndëve dhe prodhimeve të ndryshe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button