A do të ekstradohet Grujovski dhe Boshkovski? Ja çfarë thotë Qeveria e Maqedonisë

Arrestimi i ish-shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) të Maqedonisë, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski në Greqi pas arratisjes 4-mujore për të cilët u dha kërkesë për ekstradim, sipas zëdhënësit të Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski ka pritshmëri se procedura e ekstradimit do të ndodh varësish kërkesave dhe standardeve ndërkombëtare, raporton Portalb.mk.

“Fillimisht do të ju udhëzoja për te Ministria e Drejtësisë si institucion kompetent për realizimin e procedurës. Pritshmëritë tona janë që të gjitha marrëveshjet dhe standardet ndërkombëtare në këto situata do të jenë të realizohen edhe në këtë procedurë dhe në afatin e parashikuar”, tha Boshnjakovski.

Edhe pse Maqedonia dhe Greqia nuk kanë marrëveshje të veçantë për ekstradim, Ministria e Drejtësisë në bazë të Konventës Evropiane për Ekstradim duhet që të mbledh dokumente nga gjykatat për lëndët “Target Fortesa” dhe “Fortesa 2”, në të cilat Grujovski dhe Boshkovski janë të akuzuar për përgjim të paligjshëm dhe shkatërrim të dëshmive lidhur me ndjekjen e paligjshme të komunikimeve dhe t’i dërgojë deri te Ministria e Drejtësisë së Greqisë.

Ndryshe Grujovski dhe Boshkovski u arrestuan pardje në Aeroportin e Selanikut me identitetet Hristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan.

Lokacioni u është ditur më shumë  se një muaj, pasi që kanë hyrë në kontakt me disa persona në Maqedoni, por nuk dihet arsye se për çfarë kanë komunikuar Grujovski dhe Boshkovski me personat që u kanë ndihmuar në aspektin logjistik në Maqedoni dhe cili ka qenë roli i tyre dhe a kanë marrë ndonjë ndihmë.

Grujovski dhe Boshkovski nga Selaniku do të duhej të shkojë në Budapest të Hungarisë. Pasaportat e falsifikuar kanë qenë elementi kryesor që autoritet i kanë arrestuar dhe më pas e kanë vërtetuar identitetin e vërtetë.

Grujovski dhe Boshkovski nga 18 korriku, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë paraburgim, janë të pakapshëm për policinë, me siguri duke u fshehur me identitete të rrejshme. Boshkovski dhe Grujevski akuzohen nga PSP-ja në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2″. Gjykata e Apelit në Shkup vendimin për paraburgimin e tyre e dha më 18 korrik, por ai nuk hyri në fuqi menjëherë pasi që pritej vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila vendimin e shpalli më 26 korrik rreth orës 14. Procedura e nevojshme për vendim të arrestimit nga MPB zgjati 7 orë, kohë e mjaftueshme që Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski të arratisen.

Goran Grujoski për t’u arratisur ka përdorur identitet tjetër, atë të kolegut të tij polic, Vlladimir Varellov. Pasaportë me emër të Vlladimir Varellovit kurse me fotografi të Goran Grujoskit është përpunuar në MPB dhe ky i fundit me po të njëjtën ka udhëtuar për në Bullgari para shqyrtimit të masës së paraburgimit.

Grujoski është i akuzuar për vepra penale “shoqërim kriminel”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Nikolla Boshkovski akuzohet për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button