E dini pse është speciale unaza që mban në gisht Kate Middleton? Ja historia e saj interesante (FOTO)

Pothuajse të gjithë e dinë se unaza e fejesës së Kate Middleton është përdorur nga nëna e Princit William, Princesha Diana, por ka një histori më pak të njohur që është zbuluar së fundi. Rezulton se unaza e diamantit ka shumë histori prapa gurit të safirit 12-karat, që kap një vlerë prej 50.000 paund, përcjell Revista Class.

Princesha Diana dhe Princi Charles zgjodhën unazën e fejesës nga argjendari zyrtar mbretëror, Garrard, në shkurt të vitit 1981. Ndërkohë që unazat e fejesës ishin punuar në mënyrë tradicionale, kjo unazë me gur safiri blu ishte, në fakt, vetëm një pjesë e koleksionit me pakicë të Garrard.

Cila është gjëja më interesante? Duket sikur Princi Charles ishte frymëzuar nga simboli mbretëror, kur zgjodhi këtë unazë: një karficë diamanti me gur safiri blu, që i përkiste mbretëreshës Viktoria. Në 1840, Princi Albert kishte porositur argjendarin të krijonte një karficë për bashkëshorten e tij, Mbretëreshën Victoria. Më pas, karfica u përdor nga Mbretëresha Elizabet, e cila e përdor shumë shpesh edhe sot e kësaj dite.

Gjatë një interviste për Vogue, Sara Prentice, drejtoresha kreative e Garrard, zbuloi se: ” Princi Charles kishte një ndikim të fuqishëm nga trashëgimia mbretërore kur erdhi në Garrard për të blerë unazën për Lady Diana. Unaza që u vendos për të, më vonë, u përdor edhe nga princi William për t’ia bërë dhuratë të fejuarës së tij.”

Pasi Diana ndërroi jetë tragjikisht, fillimisht unaza iu dha princit Harry, që më vonë ia dorëzoi atë të vëllait, William.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button