SA ZOTËRA I KANË SHQIPTARËT?!

Qani Osmani

Qani Osmani

Në Librin e Genisit shënohen sukseset e jashtëzakonshme të individëve të rruzullit toksorë në lëmi të ndryshme të shkencës, kulturës dhe aktiviteteve tjera shoqërore. Po që se në këtë libër do të shënoheshin edhe anomalitë e individëve që i përkasin një kombi, me siguri shqiptarët do të zënin vendin e parë, pasi numri i anomalive tek ta në vend se të zvoglohet po rritet me përmasa tepër të mëdha. Mos kujdesi i shoqërisë shqiptare ndaj vlerave kombëtare; mos kujdesi ndaj gjuhës, kulturës dhe vyrtyteve shqiptare do të zinin vend me randësi në këtë Libër dhe do të habiteshin lexuesit e shumtë të tijë me anomalitë e shqiptarëve.

Po tu hedhim një sy mediumeve elektronike dhe të shkruara(respekt për përjashtimet pozitive) në gjuhën shqipe do të shohim se fjalët e huaja zënë me të madhe vendin e fjalëve tona të bukura. Kjo edhe mund të kuptohet deri diku,pasi që , si komb dhe shoqëri gjendemi në një kaos politik dhe organizativ, prandaj kjo dukuri shoqërore sjell përpos krizës politike edhe atë morale dhe kulturore.

Në këtë shkrim nuk kam qëllim të shkruaj për përdorimin e fjalëve të huaja, që i kanë vërshuar mediumet elektronike, gazetat dhe revistat tona por dëshiroj të shkruaj për përdorimin gabimisht në të shkruar dhe të folur të fjalës “ZOTI”…në vend të fjalës “ZOTËRI”…Pra thuhet gabimisht: Zoti kryetar, Zoti ministër, Zoti x…etj. Dihet se prej fjalës “Zot-i” rrjedhin shumë fjalë, që kanë marë kuptim të veçantë p.sh: njeri i zoti, njeri zotëri, i zoti i fjalës, i zoti i pendës, i zoti i pushkës, i zoti i shtëpisë etj. Me fjalën i zoti i shtëpisë kuptojmë kryefamiljarin apo përgjegjësin e familjes. Me fjalen “Zotëri” në jetën e përditshme i drejtohena një personi që nuk e njohim, apo që e njohim, por i drejtohena në mënyrë zyrtare dhe me respekt (nderim).

Populli shqiptarë me fjalën “ZOTI kupton krijuesin e vetëm të gjithësisë, të qiejve dhe të tokës dhe jetës në të”. Të përdoret fjala “Zoti” në vend të fjalës “Zotëri”, jo që në pikpamje gjuhësore është shkelje e rënd, pasi që po e varfërojmë gjuhën tonë me një fjalë që ajo e ka , por edhe po bëjmë shkelje të rënd etike dhe morale sepse të Madhit Zotë po e ofendojmë duke shpikur e shpifur zotëra-njerëz, pra po i shoqërojmë atij shokë.

Dihet se gjatë sundimit të diktaturës komuniste. Diktatorët e patën mohuar “Zotin” e vërtetë për ta bërë vetëveten e tyre pronarë dhe zot jo vetëm të pakurrizorëve, që e shoqëronin për tua bërë aminin urdhërave të tyre, por me mjete më barbare i detyronin banorët e etorishtës së tyre t’i konsideronin ata zotëra të vërtetë, por donin ti quanin thjesht shokë. Dihet se filozofia sllavo-komuniste përdorte demagogjinë dhe gënjeshtrën si mjet manipulimi dhe mashtrimi, prandaj edhe për këtë qëllim komunistët shqiptarë e patën zavendësuan fjalën zotëri me fjalën shok.

Sot, e kundërta e sundimit të diktatorëve ateistë, fjala shok-u është zhdukur nga përdorimi dhe në vend të saj me të madhe po përdoret gabimisht fjala “Zoti” në vend të fjalës “Zotëri”. Këtë far lloj pështjellimi të fjalëve dhe kuptimeve nuk mund ta arsyetoj, arsyeja e shëndosh dhe nuk dihet se për çfarë arsyje u bë dukuri e gjërë tek ne shqiptarët. Kjo mund të jetë edhe një anomali më shumë, në mozaikun e anomalive të shumta shqiptare, që u krijuan pas rënjes të diktaturës komuniste.

Deri sa redaktorët e mediumeve të shkruara dhe të atyre elektronike nuk kanë mundësi të zgjedhin krizën e thellë politike dhe morale në të cilën e kanë futur kombin ton karijeristët e sëmurë për pushtet, dhe politikanët e pa ngopur për përfitime personale dhe grupore, ata kan mundësi që së paku këtë dukuri të shumtuar, të zëvendësimit të fjalës “Zotëri” me fjalën “Zoti”, ta korigjojnë dhe përmisojnë me anë të lektorëve që i kanë të punësuar në redaksitë e tyre. Por gjithsesi përgjegjësia më e madhe u takon gazetarëve dhe intelektualëve të cilët meren me shkrime dhe nuk dinë, apo nuk duan të dijnë se nuk bën të përzihet dhe të përdoret gabimisht fjala “Zoti”…në vend të fjalës “Zotëri”.

Shumë shkrimtarë, gazetar dhe njerës me autoritet, në vend që të kenë kujdes për fjalorin e gjuhës tonë të bukur, me të madhe po përdorin fjalë të huaja pa patur nevojë për to, dhe kështu, po e varfërojnë gjuhën, elementin kryesor të kombit.

Është më se domosdoshme që sa më parë të ndërpritet dhunimi i besimtarëve që i besojnë një Zoti, Zotit të vërtetë. Krijuesit të gjithësisë dhe të njerëzimit nga mjetet e komunikimit publik, që po përdorin pa nevoj dhe pa vend fjalën “ZOT” në vend të fjalës zotëri apo zotni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP