CIA: Pakistani duhet të ndërmarrë veprime para bisedimeve për paqe me talibanët

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë t’i përfshijnë talibanët në bisedimet për paqe në Afganistan, por për të ndodhur kjo, ai tha se Pakistani duhet së pari të sigurojë që militantët nuk mund të krijojnë strehë të sigurtë brenda kufijve të tyre, përcjell REL.

Në një fjalim në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington, Pompeo u shpreh se në mënyrë që bisedimet e paqes të ecin përpara, talibanët nuk duhet të shpresojnë për fitore në fushëbetejën në Afganistan.

“Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka që munden, për t’i sjellë talibanët në tryezën e bisedimeve në Afganistan, të cilët nuk kanë shpresë se ata mund ta fitojnë këtë në fushën e betejës”, tha ai.

“Për ta bërë këtë ju nuk mund të keni një strehë të sigurtë në Pakistan”, tha Popmeu.

Zyrtarët e SHBA-së kanë akuzuar Pakistanin për injorim të pranisë së talibanëve dhe rrjetit të aleancës së tyre Haqqani në territorin e saj, një akuzë kjo e mohuar nga Islamabadi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button