Fatmir Xhafaj kundër Prokurorisë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se segmentë të caktuar të prokurorisë po përdoren politikisht kur u pyet për çështjen “Habilaj”, njofton Top-Channel.

“Jemi në një moment ku segmentë të caktuar të prokurorisë po përdoren politikisht në një situatë të nxehtë politike. Nëse prokuroria ka prova të tjera, le të presim. Precedentë të tillë janë të rrezikshëm për drejtësinë dhe jetën parlamentare”, deklaroi Xhafaj.

“Kam frikë se mos ndodh ajo që ndodhi në Vlorë, ku prokurori para se të merrte provat në vendngjarje, mendoi si të përdorej”, shtoi Xhafaj.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili tha se “nëse ministri Xhafaj nuk i ka të qarta ndryshimet ligjore, është problem i tij”.

“Po ndjekim me vëmendje çështjet e kriminalitetit të shpërndara në shumë qytete. Detyra jonë është që të hetojmë të gjitha rastet e kriminalitetit”, tha Llalla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button