Putin në mbrojtje të Trampit

Presidenti rus, Vlladimir Putin deklaroi se presidenti amerikan, Donald Tramp është i paparashikueshëm, për arsye se kundërshtarët e tij në SHBA e parandalojnë t’i plotësojë një numër të madh të premtimeve të tij parazgjedhore.

“Paparashikueshmëria e tij nuk është vetëm në bazë të natyrës së tij. Shkaku i dytë është rezistenca e madhe në vend, pasi që e parandalojnë t’i realizojnë nismat parazgjedhore. Kështu që nuk është në rregull të thuhet se është i paparashikueshëm për nga natyra, por kjo varet prej sistemit politik i SHBA-së”.

Ai shtoi se Moska do të bashkëpunojë me Trampin edhe krahas të gjitha vështirësive.

Putin theksoi edhe se Tramp duhet të respektohet pasi që ka mandat demokratik.

“Ai është zgjedhur nga populli amerikan dhe për këtë duhet të respektohet, madje edhe nëse nuk pajtohemi me ndonjë qëndrim të tij”, theksoi Putin në Forumin e politikës ndërkombëtare në Soçi, duke shtuar se SHBA-ja është duke treguar mosrespektim ndaj Trampit.

Putin potencoi edhe se Rusia do të bashkëpunojë me partnerët amerikanë.

“SHBA-ja është fuqia më e madhe botërore dhe ekonomike. Për fat të keq, tregtia jonë është e parëndësishme, por gjithsesi, ndikimi i SHBA-së në botë është shumë i rëndësishëm. Ky vend definitivisht është një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm. Jemi duke bashkëpunuar me ta edhe krahas vështirësive, me kusht që se edhe ata e duan të njëjtën. Nëse jo, atëherë nuk do ta bëjmë atë”, theksoi Putin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button