Detaje nga policia për ngjarjen e mbrëmshme në Bit Pazar (FOTO+VIDEO)

“Tre persona janë lënduar, një person është arrestuar, dy autobusë janë dëmtuar”, ky është bilanci i rrahjes masive të mbrëmshme në stacionin e Bit Pazarit në Shkup, informojnë nga policia, njofton Portalb.mk.

Paraprakisht, incidenti e kanë shkaktuar tifozët e KF Vardarit, të cilët janë kthyer nga ndeshja me Real Sosiedatin, por Policia për këtë thotë se duhet të hetohet shtesë për këtë.

Mbrëmë rreth orës 9 disa persona kanë sulmuar udhëtarë në autobusin dykatësh me numër 50,  derisa ka qëndruar në stacion. Incidenti ka ndodhur fillimisht në katin e dytë të autobusit ku ka pasur rrahje, ndërkaq më pas ka vazhduar edhe në katin e parë. Njëri nga personat që ka marrë pjesë në rrahje e ka kapur timonin e shoferit të autobusit, pas së cilës autobusi ka goditur në tjetër autobus që është ndodhur në stacion. Pasi që janë hapur dyert e autobusit, përleshja fizike ka vazhduar edhe jashtë, ndërkaq pas intervenimit të policisë personat kanë ikur në drejtime të ndryshme. Në incident janë lënduar 3 persona, të cilët me veturën e Ndihmës Urgjente janë transferuar në Qendrën Urgjente. Policia ka arrestuar një person”, thonë nga MPB.

Ndryshe, mbrëmë ka ndodhur një rrahje masive në afërsi të tregut të Bit Pazarit. Deri tek incidenti ka ardhur pasi tifozët e Vardarit të dëshpëruar nga humbja e madhe që ka pësuar ekipi i tyre Vardari nga Real Sociedat 0:6, kanë sulmuar çdo gjë që kanë gjetur para tyre, duke thyer dhe demoluar edhe autobusët urban, por kanë sulmuar edhe personat që kanë hasur në rrugë. Raportohet edhe për të lënduar, megjithatë numri i saktë i tyre nuk dihet akoma.

incident-bit-pazar-2 Autobus Incident-2

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button