Punëtorë të Maqedonisë, mes 72 të arrestuarve, të cilët me kontrata të rreme kanë punuar në Sllovaki

Policia sllovake ka arrestuar 72 shtetas të huaj, mes të cilëve tetë shtetas të Maqedonisë, për shkak të marrëveshjeve të rreme për punë, njoftuan mediat serbe.

Punëtorët nga Serbia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Ukraina janë arrestuar dje, por ndërkohë janë lëshuar nga paraburgimi me ndalesë për hyrje në Bashkimin Evropian dhe afat prej shtatë ditëve ta braktisin Sllovakinë.

Punëtorët kanë qenë të akomoduar në Qendrën për të huaj në fshatin kufitar Medvedev në jugperëndim të Sllovakisë, i cili shërben për mbajtje të përkohshme të qytetarëve, të cilët ilegalisht qëndrojnë në vend.

Ambasadori i Sllovakisë në Maqedoni, Martin Bazak deklaroi për MIA-n se tash për tash nuk ka informacione në lidhje me këtë rast dhe se momentalisht nuk mundet ta konfirmojë, as ta mohojë informacionin.

Të arrestuarit, sipas mediave serbe, janë drejtuar për ndihmë deri te ambasadat e shteteve të tyre.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Elena Pesillska në deklaratë për MIA-n theksoi se MPJ-ja gjithashtu nuk ka informacion për shtetasit e arrestuar të Maqedonisë në Sllovaki.

Ajo theksoi se Ministria ka hyrë në kontakt me kompetentët nga përfaqësitë diplomatike-konsullare në Vjenë, e cila është e obliguar për Sllovakinë dhe se pret informacione kthesë për rastin.

Shtetasja serbe Marija Zdravkoviq, e cila nga fillimi i shtatorit punon në Sllovaki, deklaroi për B92, se punëtorët e arrestuar janë mbajtur si kriminelë.

“Nënshkruan shumë letra, kanë pasur përkthyes, të cilët nu tentuan t’ju ndihmojnë. Policia thotë se marrëveshja është e reme, si dhe firma për të cilën punojnë dhe se dënimi është ndalesë për hyrje në BE dhe se duhet ta braktisin territorin e Sllovakisë  në afat prej shtatë ditëve”, sqaron ajo.

Shefat e firmës, ku ka ndodhur ngjatrja, thonë se gjithçka është në rregull dhe punëtorët i këshillojnë të vazhdojnë me punë. policia edhe më tej zbaton bastisje.

Sipas servisit televiziv dhe radio publik sllovak (RTVS), personat e arrestuar kanë punuar në mënyë jolegale për agjencinë “Shin Heung Precision Slovakia”.

RTVS thekson se Ministria sllovakee Punës dhe Çështjeve sociale veçmë kohë të gjatë po udhëheq luftë kundër agjencive ndërmjetësuese, të cilat i keqpërdorin punëtorët e huaj, i sjellin në Sllovaki me marrëveshje të pavlefshme, nuk u paguajnë mbrojtje sociale dhe shëndetësore dhe të cilët shpesh punojnë në kushte më të këqija, se sa sllovakët e punësuar në fabrikat e njëjta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button