Merkel i kërkon BE-së të zvogëlojë fondet e para-aderimit për Turqinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka sugjeruar zvogëlimin e fondeve të para-aderimit të Bashkimit Evropian (BE) për Turqinë në vend që të kërkojë për t’i dhënë fund procesit të anëtarësimit të Ankarasë me BE-në, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para një takimi të nivelit të lartë të krerëve të BE-së në Bruksel, Merkel shpalosi një pozicion mbi lidhjet e ardhshme midis BE-së dhe Turqisë.

“Unë do të avokoj për kufizimin e fondeve të para-aderimit të BE-së për Turqinë”, tha Merkel.

Në vazhdim, Merkel tha se kishte kërkuar një diskutim mes krerëve të BE-së mbi situatën e të drejtave të njeriut në Turqi dhe të ardhmen e procesit të anëtarësimit të Ankarasë në BE.

Megjithatë, pavarësisht thirrjeve nga partitë kryesore gjermane për t’i dhënë fund bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë në BE, Merkel shmangi sjelljen e një propozimi të tillë në rendin e ditës.

Kancelarja gjermane theksoi se vendet anëtare të BE-së duhet të ruajnë unitetin e tyre dhe të marrin një qëndrim të unifikuar mbi Turqinë.

Pavarësisht thirrjeve të socialdemokratëve dhe liberalëve gjermanë për ndalim të menjëhershëm të bisedimeve të Ankarasë për anëtarësim në BE dhe për ngrirjen e 4 miliardë eurove në fondet e para-aderimit, shumica e shteteve anëtare të BE-së refuzuan propozime të tilla, si dhe mbështetën dialogun me Ankaranë.

Çdo vendim për të përfunduar bisedimet e anëtarësimit të Turqisë do të kërkonte unanimitet midis të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Deri tani vetëm Austria ka mbështetur haptazi ngrirjen e bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button