Aktori i njohur zbulon arsyen pse nuk poston asnjëherë foto të fëmijëve në rrjetet sociale

Nuk është appak sekret që Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë ndoshta çifti më privat në Hollywood. Zakonisht, ata e ruajnë shumë jetën e tyre private, por sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët, Wyatt, 3 vjeç, dhe Dimitri, 10 muajsh, gjithçka është mister. Së fundi, çifti ka rrëfyer edhe arsyen pse e mbajnë kaq private jetën e tyre personale dhe pse janë kaq fanatikë kur bëhet fjalë për të postuar foto të fëmijëve. Pas kësaj arsyeje, fansat nuk do të lumturohen, shkruan revistaclass.

“Ne nuk publikojmë asnjëherë foto të fëmijëve tanë, sepse besojmë se të qenit publik është një zgjedhje personale”, – ka rrëfyer Kutcher duke vazhduar: “Unë dhe bashkëshortja ime kemi zgjedhur një profesion, i cili është gjithmonë nën vëzhgimin e dritave, por fëmijët akoma jo. Kështu që unë mendoj se ata duhet të kenë të drejtë ta bëjnë këtë vetë.”

Sipas E! News, me gjithë këtë arsyetim, fotot paparaci të Wyatt dhe Dimitri, janë publikuar, por, sigurisht, Kutcher nuk është aspak i lumtur për këtë. “Nuk mendoj se duhet të nxjerrin në publik foto të tilla. Është jeta e tyre personale, nuk është e imja që jam personazh i njohur”.

Të mbrojë fëmijët nga postimet në media dhe fotot paparaci, për Kutcher është një gjë që e bën të lumtur, sepse të qenit baba për të është detyra numër një.

“Jam baba. Kjo është ajo që i them gjithmonë vetes. Jam babai i Wyatt dhe Dimitri. Kjo është e para. Çdo gjë tjetër kalon në plan të dytë.”

Auuuu! Jemi shumë të lumtur të shohim Ashton duke bërë rolin e babait. Kush tjetër do të donte të ishte kaq fanatik për fëmijët?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button