Trump e akuzoi FBI-në për implikim në dosjen për gjoja shantazh seksual

Piter Friç dhe Thomas Katan, të punësuar në kompaninë private të inteligjencës Fjuzhn, refuzuan të dëshmojnë sot para Kongresit amerikan për Implikimin e tyre në përpunimin e dosjes komprometuese të cilën Hilari Klinton e përdori në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar kundër Donald Trampit, transmeton MIA.

Dokumenti ka shkaktuar një nga kontroverset më të mëdha të garës presidenciale sepse nëmtë është akuzuar se biznesmenë risë dhe agjentë të inteligjencës e kanë komprometuar Trampin, duke e xhirtuar në akte perverse seksuale gjatë qëndrimit të tij në Moskë. Anëtarët republikanë të Kongresit i kanë thirrur të punësuarit në Fjuzhën që të japin betimin dhe të dëshmojnë se kush i ka paguar që ta përgatisin dokumentin, për të cilin Tramp pohon se është i rremë. Friç dhe Katan i referohen amendamentit të pestë, i cili u jep të drejtë të dëshmojnë nëse me dëshminë munden vetë të ekspozohen në përndjekje penale.

Përfaqësuesit republikanë pohojnë se Partia Demokratike e Klintonit ka paguar që të përpunohet kjo dosje e rreme.

Presidenti Tramp shkoi një hap më tutje dhe e akuzoi shërbimin e sigurisë FBI se ka paguar fabrikim të kësaj afere kundër tij.

“Të punësuarit në firmën e cila është e përzier në dosjen diskrete dhe të rreme iu referuan amendamentit të pestë. Kush i ka paguar? Rusia, FBI-ja ose demokratët? Ose të gjithë tre?, shkroi Tramp në profilin e tij në Tuiter

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button