Rreziku i fshehur i ngjyrave të flokëve

Një studim i ri i sjellë nga “Sunday Times”, në Londër ka gjetur një lidhje mes grave që lyejnë rregullisht flokët dhe rritjes së riskut për të patur kancer të gjirit, transmeton Bota.al.

Sipas këtij kërkimi, i udhëhequr nga profesori Kefah Mokbel, kirurg i gjirit në spitalin “Princess Grace”, gratë që shpesh e ndryshojnë ngjyrën e flokëve ndodhen para një risku për të patur kancer të gjirit. Rezultatet e studimit janë mjaftueshëm alarmante për të detyruar për një masë për përdorimin e produkteve të konsumit masiv. Shifra e dalë nga ky kërkim për riskun ishte 14% më shumë për të patur kancer tek gratë që lyejnë flokët krahasuar me ato që nuk i lyejnë. “Pavarsisht se kërkohen të dhëna më të sakta për ta konfirmuar, shifrat tona sugjerojnë se ekspozimi ndaj bojrave mund të kontribuojë në një risk më të lartë për kancerin e gjirit,” – tha Mokbel.

Nga ana tjetër një studim i kryer nga finlandezët tregoi se gratë që lyejnë flokët kanë një risk më të madh për kancer gjiri, por nuk ishte shumë i sigurt sepse nuk kishin të dhëna për produktet e përdorura si shkaktar direkt i sëmundjes. Specialistët rekomandojnë që gratë të kufizojnë trajtimet me bojra në 5 lyerje në vit dhe që produktet e përdoruar të jenë me përbërës natyral si betabel. Ndërsa profesionistët e kujdesit të flokut e trajtojnë çdo 4-6 javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button