Rregulla të reja, për të udhëtuar nga Maqedonia në BE duhet leje dhe 10 euro

Komiteti për liri qytetare të Parlamentit Evropian sot e miratoi propozimin e Komisionit Evropian, sipas të cilit shtetasit e vendeve të treta të cilat janë të liruara nga vizat për zonën Shengen, në mesin e të cilëve bien edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë, prej vitit 2020 do të duhet të aplikojnë për liri për udhëtim përpara se të arrijnë në Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk.

Sipas draft-rregullores të miratuar sot, citojmë EuReporter, shtetasit të cilët nuk janë anëtarë të BE-së, ndërkaq nuk kanë nevojë nga viza për hyrje në zonën Shengen, në mesin e të cilëve llogariten edhe shtetasit e Maqedonisë, do të duhet patjetër që të mbushin një formular elektronik me të dhëna personale, të dhënat për dokumentin e udhëtimit, adresën e vendbanimit dhe informata për kontakt dhe vendin evropian ku do të hyjnë.

Parashtruesi, gjithashtu do të duhet që t’i informojë autoritetet për të gjitha akuzat serioze për vepra penale (siç janë terrorizëm, eksploatim seksual ndaj fëmijëve, tregtim me njerëz ose drogë, vrasje dhe përdhunim), për qëndrim në vende të caktuara konflikti dhe për gjitha vendimet paraprake administrative përpara se ta lëshoni vendin, në 10 vitet e fundit.

Ky vërtetim do të kushtojë 10 euro, edhe pse KE propozoi që këto leje për shtetasit e Maqedonisë dhe për qytetarët e vendeve tjera të cilët janë të përfshirë në regjimin pa viza të kushtojnë 5 euro.

Nga taksa do të lirohen personat nën 18 vjet dhe më të vjetër se 60 vjet, anëtarët e familjeve të qytetarëve të BE-së, studentët dhe hulumtuesit të cilët udhëtojnë për qëllime akademike, shkruan Portalb.mk. Ky vërtetim do të vlerë për periudhën prej 3 vjetëve ose derisa nuk skadon afati i dokumentit të udhëtimit të parashtruesit.

Sistemi i ri evropian për udhëtim dhe autorizim (ETIAS) do të mundësojnë kontrolle paraprake të këtyre udhëtarëve dhe të atyre për të cilët vlerësohet se paraqesin rrezik në lidhje me sigurinë, migrimin jo të rregullt ose rrezikun nga epidemia, andaj personave të tillë do t’u refuzohet qasja.

Çfarë është “ETIAS”

Kontrolli do të bëhet në mënyrë automatike në të gjitha bazat relative të të dhënave, duke përfshirë edhe Sistemin Informatik Shengen, sistemin për hyrje-dalje dhe sistemet e bazave të të dhënave të Evropolit dhe Interpolit, me qëllim që të konfirmohet, mes tjerash, nëse dokumenti i udhëtimit është humbur ose vjedhur dhe nëse personi që e parashtron kërkesën kërkohet për t’u burgosur.

Gjithashtu, na aplikuesi mund të kërkohet që të sigurojë informata shtesë, ndërkaq në raste të veçanta të thirret edhe në intervistë në ndonjë nga ambasadat e vendeve-anëtare të BE-së në vendin e tyre, shkruan Portalb.mk. Nëse parashtruesit i refuzohet hyrja në Bashkimin Union, do të informohen për arsyet dhe për të drejtat, përfshirë edhe proces gjyqësor. Por, Policia Kufitare edhe më tej do ta ketë fjalën e fundit për hyrje në Bashkimin Evropian.

Sipas të dhënave nga Bashkimi Evropian, për momentin ka më shumë se 60 vende dhe territore shtetasit e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian pret rritje të ndjeshme të personave që udhëtojnë pa viza të cilët i kalojnë kufijtë e zonës Shengen në vitet e ardhshme, kështu që numri i tyre nga 30 milionë në vitin 2014, të rritet në 39 milionë në vitin 2020.

Harxhimet për Brukselin zyrtar për sistemin ETIAS vlerësohet të kushtojnë 212.1 milionë euro, ndërkaq çmimi mesatar vjetor i harxhimeve të jetë 85 milionë euro, shkruan Portalb.mk. Përndryshe, ky sistem për dhënien e vërtetimeve për udhëtim të qytetarëve të Maqedonisë dhe banorët e 59 shteteve tjera, me të cilët BE ka regjim pa viza, pritet që të jetë plotësisht funksional nga viti 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button