Raporti financiar i partive: Kush sa para harxhoi në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore

Dy partitë më të mëdha në bllokun maqedonas, LSDM dhe VMRO-DPMNE, kanë harhxuar gjysmë milioni euro në pjesën e dytë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, tregojnë raportet financiare të partive të cilat i kanë dorëzuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, Komisionit për Antikorrupsion dhe Revizionin Shtetëror, njofton Portalb.mk.

Partitë Shqiptare, sipas raporteve, kanë harxhuar më pak para.

LSDM-ja pushtetarë në raport ka shkruar se në periudhën pre 5 tetor deri më 13 tetor, ka harxhuar 8.416.612 denarë, gjegjësisht 136.633 euro.

Partia ka pasur në disponim gjithsej 26.493.859 denarë (430.095 euro). Për nevojat zgjedhore ka harxhuar 18.077.247 denarë (293.461 euro).

LSDM në dhjetë ditët e para të fushatës ka pasur të ardhura thuajse 253.000 euro, ndërkaq ka harxhuar 42.000 euro.

Kjo parti në dhjetë ditët e fundit ka marrë donacione me vlerë prej 13.680.815 denarë (222.091 euro).

Në pjesën e parë të fushatës nga donacionet i kanë ngelur rreth 40.000 euro, ndërkaq nga anëtarësia 70.000 euro.

Sipas raportit, LSDM paratë nga donacionet i ka harxhuar për reklama dhe propagandë 7.675.503 denarë (124.602 euro), për transport ka harxhuar 7.013.140 denarë (113.849 euro).

Opozitarja VMRO-DPMNE ka mbledhur gjithsej 4.868.671 denarë (79.037 euro).

Partia ka pasur në dispozicion gjithsej 18.904.070 denarë (306.899 euro). Prej tyre ka  harxhuar 14.036.299 denarë (277.861 euro).

Për dallim nga raporti paraprak, tani kjo parti ka harxhuar më shumë nga anëtarësia, më pak nga donacionet. Nga donacionet gjithsej ka harxhuar 627.731 denarë (10.190 euro), ndërkaq nga anëtarësia 13.408.568 denarë (217.671 euro), transmeton Portalb.mk.

Për mirëmbajtjen tubimeve parazgjedhor ka harxhuar 627.731 denarë (10.190 euro).

VMRO-DPMNE në periudhën e raportit ka harxhuar 2.222.237 denarë (36.075 euro) për shërbime intelektuale 5.125.205 denarë (83.201 euro).

Në raportin e parë VMRO-DPMNE ka treguar edhe të ardhura dhe shpenzime prej 500.000 euro. Pjesa më e madhe e harxhimeve kanë qenë për reklamim rreth 80.000 euro.

Raporti i BDI-së tregon se edhe në të parin edhe në të dytin e mbaron me bilanc minus. Tani në vlerë prej 45.000 euro.

Sipas raportit, të ardhurat e BDI-së janë siguruar vetëm nga donacionet rreth 61.000 euro, ndërkaq shpenzimet kanë arritur në 106.000 euro. Thuajse tërë vlera është harxhuar për reklama.

BDI në dhjetë ditët e para ishte në minus prej 85.000 euro.

Aleanca për Shqiptarët në pjesën e parë të fushatës ka pasur në dispozicion vetëm 3.500 euro edhe atë kryesisht të fituara nga donacionet. Aleanca ka harxhuar 5.100 euro.

Lëvizja BESA, për dallim nga raporti i parë nga fushata kur ka pasur vlerë të njëjtë me të ardhurat dhe shpenzimet, rreth 20.000 euro, tani ka bilanc minus prej 40.000 euro.

Paratë e BESËS janë të mbledhura nga donacionet me vlerë prej 10.000 euro, ndërkaq ka bërë harxhim prej 50.000 euro9.

Raportet përfundimtare për zgjedhjet lokale duhet që t’i dorëzojnë 30 ditë nga mbyllja e llogarisë për zgjedhje, gjegjësisht rreth 3 muaj pas mbarimit të zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button