Jakimovski: Një i punësuar i ka ndërruar bravat e dy hapësirave në Komunën e Karposhit

Kryetari në ikje i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, dje në policia ka paraqitur se një i punësuar në administratën e komunës i ka vjedhur çelësat nga hapësirat e arkivit dhe të komisionit për prokurim dhe i ka ndërruar bravat, njofton Portalb.mk.

Në buletinin policor thuhet se Jakimovski ka paraqitur se A.Z. pa kurrfarë autorizimi dhe dije, i ka marrë çelësat e hapësirave të arkivit dhe të komisionit për prokurime publike dhe gjatë mbrëmjes në mënyrë të paautorizuar i ka ndërruar bravat, gjatë së cilës administrata komunale nuk ka mundur që të ketë qasje deri te arkivi dhe komisioni për prokurim publik i komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button