Shfaqja ruse “Bisha” më e mira në eficionin e 11-të të festivalit “Skupi”

“Bisha” në regji të Sergej Fedotovit nga teatri “U Mosta” nga Perm, Rusi, e fitoi çmimin për shfaqje më të mirë në edicionin e 11-të të Festivalit teatror ndërkombëtar “Skupi”.

Vendimin e solli juria treanëtarëshe – Vebi Qerimi, Gjorgji Jolevski dhe Lluka Kortina.

Festivali u mbyll mbrëmë me performimin e shfaqjes së fundit nga programi i sivjetmë – “Shërbëtoret” nga Teatri kombëtar “Ivan Vazov” nga Sofja.

Nga hapja më 12 tetor u performuan edhe shfaqjet “Shtëpia e Bernarda Albas”nga Teatri “Andon Çajupi” nga Korça, Shqipëri, “Matriti” i Teatrit të qytetit Gjakovë, Kosovë, monodrama izraelite “Pi duhan si burrë”, i inspiruar nga jeta e Frida Kallos, “Vizione nga shekulli i argjendtë” i Qendrës për dekontaminim kulturor nga Beogradi dhe “Fol Medeja” i kompanisë teatrale “Jirjirak” nga Teherani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button