Koreja Veriore u kërcënua se do ta sulmojë SHBA-në kur më së paku presin

Koreja Veriore u kanos me goditje të “pa imagjinuar” ndaj SHBA-së në moment kur këtë më së paku do ta presin, njoftoi agjencia koreanoveriore e lajmeve KCNA.

Agjencia e publikoi këtë kumtesë lidhur me manovrat e Koresë Jugore dhe marinës amerikane, në të cilën morën pjesë bartësi i aeroplanëve “Roland Regan” të cilat zhvillohen në afërsi të Gadishullit korean.

“SHBA-ja dukshëm e ka humbur mendjen pasi që aq na është afruar, dhe ne i identifikojmë caqet e tyre. Ata duhet ta dinë se aeroplanët tanë do t’i godasin kur më së paku presin” , publikoi KSNA.

Marina amerikane realizon stërvitje të përbashkëta ushtarake me anijet e Koresë Jugore pranë bregut të Gadishullit korean prej datës 16 deri më 25 tetor. Manovrat zhvillohen në Detin Japonez dhe të Verdhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button