Jasinda Arderen do të jetë kryeministrja më e re e Zelandës së Re

Jasinda Arderin do të jetë kryeministrja e ardhshme e Zelandës së Re pasi një parti më e vogël politike vendosi të bëjë koalicion me laburistët pas zgjedhjeve të mbajtura para pothuajse një muaji.

Në moshën 37-të vjeçare, Ardern do të jetë liderja më e re e kombit në 150-të vitet e fundit.

Kryetari i partisë antiemigruese dhe djathtiste “Zelanda e Re në vendin e parë” Vinston Piters kumtoi se partia e tij ka vendosur të hyjë në koalicion me Partinë Laburiste të Arden. Partia e gjelbër liberale do ta mbështet koalicionin, por tani nuk do të jetë pjesë e qeverisë.

Banorët e Zelandës së Re presin që nga 23 shtatori, kur u mbajtën zgjedhjet, të kuptojnë kush do të udhëheqë me vendin, sepse përfunduan pa fitues të qartë.

Kryeministri australian Malkom Tërnboll kumtoi se tashmë e ka uruar Arderenin dhe shfaqi shpresën se së shpejti do të ketë takim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button