Super Taulant Xhaka, Bazeli fiton në Moskë (VIDEO)

Taulant Xhaka ka qenë njeriu i ndeshjes për zviceranët e Bazelit në Moskë duke shënuar një super gol kundër CSKA-së dhe asist për golin e dytë, njofton Top Channel.

Mesfushori kuqezi ka shënuar një supergol në transfertë kundër CSKA së Moskës. Xhaka i dha avantazhin skuadrës së tij, në minutën e 29-të, me një gol të mrekullueshëm, të shënuar me goditje nga distanca.

Fraksioni i dytë i ndeshjes foli më tepër për vendasit, por goli i mesfushorit kuqezi padyshim që i vuri në një pozicion mjaft komod miqtë që herë pas here guxonin me kundërsulme dhe u dëmshpërblyen në të 90-tën, kur Oberlin, i cili zëvendësoi në 61-tën shqiptarin tjetër të Bazelit Albian Ajetin, shfrytëzoi mjaft mirë një asist të Taulant Xhakas për të mbyllur kështu ndeshjen me rezultatin 0-2.
Kjo ka qenë edhe ndeshja e parë Albian Ajetit, sulmuesi 20-vjeçar, vëllai më i vogël i mbrojtësit kuqezi, Arlind Ajeti.


Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button