Ja për çfarë vendime solli dhe çka diskutoi sot në seancë Qeveria e Maqedonisë

Ana Pavllovska-Daneva u emërua anëtare e GREKO-s, institucionet qeveritare do ta përshpejtojnë veprimin sipas rekomndimeve të Avokatit të Popullit, Drejtoritë doganore të Maqedonisë dhe Rusisë do t’i lehtësojnë procedurat doganore, janë pjesë e vendimeve, të cilat i miratoi Qeveria në seancën e sotme.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 32-të, ka miratuar informacion me propozime për tejkalim të situatës në Shoqatën për prodhim të produkteve me qëllim të veçantë “11 tetori-Eurokompozit” SHA Prilep.

Për këtë qëllim, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe për koordinim me dikasteret ekonomike Koço Angjushev, si dhe Ministria e Financave në bashkëpunim me Sekretariatin e përgjithshëm, janë të angazhuar që të përgatisin akt përkatës për tejkalimin e situatës në këtë kompani.

Qeveria në seancën e sotme vendosi ta kthejë në procedurë kuvendore Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, me propozim të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Vendimi, siç kumtoi pres-shërbimi i Qeverisë, është miratuar për shkak se për këtë Propozim-ligj nuk ka pasur mendim.

Qeveria në seancën e sotme e emëroi prof. dr. Ana Pavllovska-Danevën për anëtare të GREKO-Grupit të shteteve kundër korrupsionit të Këshillit të Evropës, si përfaqësuese nga Republika e Maqedonisë.

Qeveria sot e miratoi informatën për veprim sipas rekomandimeve të Avokatit të Popullit, të dërguara deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Qeveria, i ka obliguar institucionet dikasteriale që t’i zbatojnë dhe të veprojnë sipas kërkesave, vërejtjeve dhe rekomandimeve të dërguara deri te ata nga Avokati i Popullit.

Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi Informacionin për vijimin e aktiviteteve për realizimin e projektit “Fluturime të lira për qytetarët e Maqedonisë” për periudhën e viteve 2015-2018. Informacioni është shqyrtuar me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Ministritë kompetente për politikat dhe për luftën kundër korrupsionit të veçojnë lëndë, që kanë të bëjnë me korrupsionin, shpërlarje parash, krimin e organizuar, të cilat pastaj do të dorëzohen deri te trupat e Komisionit Evropian.

Këtë detyrë ua dha Qeveria në seancën e sotme, me propozim të Sekretariatit për çështje evropiane.

Pasi që këto lëndë do të dorëzohen deri te trupat e KE-së, do të fillojë procedura për evoluimin e sistemit për përballje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Republikën e Maqedonisë.

Sekretariati për çështje evropiane në seancën e sotme qeveritare para ministrave e parashtroi informacionin, me të cilin inicohet nënshkrimi i Marrëveshjes financiare mes KE-së dhe Qeverisë së Maqedonisë dhe Shqipërisë për Programin aksional për bashkëpunimin tejkufitar.

Qeveria mori vendim edhe për negociata për lidhje të Protokollit me Qeverinë e Kosovës për bashkëpunim në fushën e luftës kundër trafikimit me njerëz.

Qeveria në seancën e sotme e shqyrton Informacionin për Protokollin e dakorduar ndërmjet Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë dhe Shërbimit Doganor Federal të Federatës ruse për këmbim të dokumenteve dhe informacioneve të lidhura me vlerën doganore të mallrave.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është shqyrtuar edhe Plani i punës për bashkëpunim ndërmjet dy drejtorive doganore për parandalim të shkeljeve doganore.

Në seancn e saj të 32-të të rregullt, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi disa raporte për punë financiare dhe të rregullt të disa institucioneve qeveritare dhe agjencive si Agjencia për film e Republikës së Maqedonisë, Institutit për standardizim, si dhe të shoqatës aksionale në pronësi shtetërore pr kryerjen e veprimtarisë së dhënies së shërbimeve në navigacionin ajror M-NAV.

LEXO: Ligji për pirjen e duhanit, fluturimet e lira dhe Aeroporti në Shtip në seancë të Qeverisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button