“Ndjej që koha ime po mbaron”, SMS-ja e fundit e gazetares së vrarë

Ajo vdiq në sytë e bashkëshortit dhe djalit të saj, së bashku me shpërthimin e makinës, por ai i Daphne Caruana Galicia – gazetarja dhe blogerja malteze që kishte hetuar korrupsionin e pushtetit lokal – nuk ishte një aksident. Corriere della Sera ka dëgjuar dëshminë e një mikeshe dhe ish kolegeje, Caroline Muscat, sot në radhët e opozitës në parlament, njofton Bota.al.

Caroline nuk e fsheh dot trishtimin dhe zëri i dridhet. Hap telefonin dhe lë të flasë ekranin. Eshtë mesazhi i fundit i marrë nga Daphne, të dielën mbrëma, në orën 20:25: “Unë mendoj se koha ime po mbaron,” i shkruan gazetarja, vetëm njëzet orë para se të vritej. “Ka shumë gjëra që unë doja të bëja dhe nuk i kam bërë … ”

Për vite hetimet e dy gazetareve janë kryqëzuar, duke u përpjekur për të nxjerrë në dritë kalbjen e klasës sunduese të Maltës. Por Caroline beson se vrasja e Daphne-it gjurmon një hulli të thellë.

“Ajo që ndodhi është e paprecedentë, shënon një linjë pa kthim në historinë e Maltës. Nuk e di nëse lidhet vetëm me Panama Papers. Di që ne gazetarët e përjetojmë një hetim si një humbje, sepse asgjë nuk ka ndryshuar”.

Në fakt, kryeministri i përfshirë në Panama Papers u dorëhoq, por më pas u kthye. Për këtë arsye Caruana Galizia kish lajmëruar shoqen e saj.

Të iki nga Malta? “Ma kish thënë edhe Daphne, duke më parë kaq të zhgënjyer: pse nuk ikën? Dakord mund të luftosh, por nëse sheh nga brenda disa gjëra… Megjithatë, sot shkova atje ku vdiq ajo. Një tronditje e thellë. Boshllëku që la pas është shumë i madh dhe nuk mund të heqim dorë. Kam vendosur të qëndroj dhe të luftoj, ashtu si bëri ajo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP