Pas skandalit me Johan Tarçullovskin, flet publikisht bashkëshortja e tij (DOKUMENT)

Mediat publikuan sot dokumentin që tregon se gjatë vitit 2011, me vendim të Qeverisë Ahmeti-Gruevski, nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë janë ndarë nga 5000 euro në muaj për Tarçullovskin, apo në total 60 mijë euro në vit. Shërbimi për komunikimin me mediat i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për “TV Shenjën” ka konfirmuar autenticitetin e dokumentit që tregon se me vendim të Qeverisë VMRO-BDI, i ka ndarë nga 5000 euro në muaj Johan Tarçullovskit, i dënuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës, përcjell Portalb.mk.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, tha se në periudhën në vazhdim do të japin informata shtesë për këtë rast.

Por skandali me Tarçullovskin shkoi duke u thelluar, pasi që  Sonja Tarçullovska, bashkëshortja e Johan Tarçullovskit, të dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve të Lubotenit, përmes një letre të hapur e ka pranuar se qeveria VMRO-BDI i ka dhënë nga 5.000 euro në muaj.

“Ja unë do t’ua them. Në periudhën prej 8 viteve deri sa Johan Tarçullovski vuante burgun, çdo vit shteti na jepte kompensim prej 5.000 eurove”, ka shkruar Tarçullovska.

Johan Tarçullovski i vetmi person në Maqedoni i dënuar për krime lufte në prill të 2014-s u lirua nga burgu në Gjermani, pasi ka përfunduar 2/3 e burgut që ka qenë kusht për lirimin e tij të parakohshëm ndërsa ka vuajtur dënimin për masakrën e Lubotenit në vitin 2001 ku ishin vrarë shtatë civilë shqiptarë. Ai u burgos më 15 mars të vitit 2005 dhe nga 12 vitet burg të caktuara nga Gjykata e Hagës ai vuajti 8 vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button