Në nëntor për së pari herë Sead Koçani në seancë gjyqësore për “Trust”-in

Pronari i ndërmarrjes “Transmet” dhe i “TV Nova”-s, Sead Koçan për së pari herë do të paraqitet në gjykatë më 7 nëntor, në seancën për rastin “Trust”, njofton portali “MKD”. Kjo seancë vjen pasi që Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka siguruar edhe dëshmi të ashtuquajtura “bomba”, përcjell Portalb.mk.

Pronari i ndërmarrjes “Trans Met”, Sead Koçan, është i dyshuari i parë në rastin “Trust” që e hapi në shkurt të këtij viti Prokuroria Speciale Publike. I dyshuari i dytë dhe i treti janë drejtori i “Sileks Nemetali”, Vasilije Aviroviq dhe drejtuesi i ndërmarrjes “VATO” nga Shkupi, Safet Vatiq.

Përndryshe, Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.

Këto tre ndërmarrje në tender kanë konkurruar si konzorcium, kurse bartës kryesor i tyre ka qenë “Trans Met”.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button