ARM: Realizohet me sukses stërvitja “Sfidë 2017″

Në kuadër të aktivitetit stërvitës dypalësh “Sfidë 2017″ në të cilën marrin pjesë pjesëtarë të njësiteve për mbrojtje kundërajrore të ARM-së dhe Forcave të armatosura (FA) të Republikës së Sllovenisë, sot në poligonin e armatës “Krivollak” realizohet gjuajtja teknike e caqeve në hapësirën ajrore me sistem të lehtë transmetues raketor (SLTR) “Gjilpëra-S”, e cila njëherit ka qenë edhe ditë për vizitorë, transmeton MIA.

Siç informojnë nga ARM-ja, gjuajtja me SLTR “Gjilpëra-S” është kryer me sukses, me ç’rast janë shfaqur performansat e këtij lloji të sistemeve luftarake dhe municionit, ndërsa pjesëmarrësit kanë demonstruar stërvitje të shkëlqyer dhe dituri. Të gjitha raketat e gjuajtura i kanë goditur caqet me precizitet të lartë.

Aktiviteti i sotëm ka qenë i përcjellë nga ana e ambasadorit të Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, Millan Jazbec, komandanti i Komandës së bashkuar operative, gjenerali i brigadës Zoran Milevski, gjenerali i brigadës së ARM-së, Azim Nuredin, Mirçe Gjorgjovski dhe orce Jordev, gjenerali i brigadës Millan Zhurman nga FU të Republikës së Sllovenisë, komandanti i njësiteve të ARM-së dhe përfaqësues të SHM të ARM-së.

Bashkëpunimi dypalësh mes armatave të Maqedonisë dhe Sllovenisë, në pjesën e mbrojtjes antiajrore, filloi para dhjetëve vjetëve, ndërsa këtë vit për të shtatën herë me radhë realizohet aktivitetet i përbashkët nën emrin e njohur “Sfidë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP