Irak: Ushtria e mori kontrollin në territoret që mbaheshin nga kurdët

Forcat qeveritare të Irakut thonë se e kanë marrë kontrollin ndaj territoreve që më parë ishin mbajtur nga forcat kurde në provincat Nineveh dhe Diyala.

Në kumtesën e sotme të ushtrisë së Irakut theksohet se luftëtarët kurdë Peshmerga janë tërhequr nga këto hapësira para se të arrinin forcat irakiane, transmeton REL. 

Më herët këtë javë, ushtarët e Irakut dhe milicitë aleate, e korën kontrollin ndaj qytetit Kirkuk, fushat e afërta të naftës dhe instalimet e tjera kryesore, në pjesën veriore të provincës Kirkuk.

Ky operacion u bë tri javë pasi rajoni autonom kurd e mbajti një referendum për pavarësi, i cili nga qeveria qendrore në Bagdad ishte shpallur ilegal.

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, tha se operacioni ishte i domosdoshëm për “ta mbrojtur unitetin” e Irakut.

Lideri rajonal kurd, Masud Barzani, ka kërkuar paqe, por ka shprehur përkushtim për të punuar kah pavarësia e kurdëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button