A hyn edhe VMRO-DPMNE-ja në marrëveshjen e 29 tetorit? Flasin nga ASH dhe BESA

Deklaratës së Bujar Osmani i cili tha se koalicioni ASH-BESA është koalicion i fshehur dhe lajmeve të publikuara në portale së në koalicionin ASH-BESA bënë pjesë edhe opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE, kryetarët e shtabeve zgjedhore të ASH-së, Elmi Aziri dhe ai i BESA-s, Afrim Gashi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes i hodhën poshtë si të pavërteta duke i cilësuar si spekulime që dalin nga ish-qeverisja BDI-VMRO, raporton Portalb.mk.

“Ne tash jemi ulur me ASH-në, nëse do të uleshim me VMRO-DPMNE-në, atëherë do të ishte më ndryshe. Ky është spekulim total dhe prandaj nuk do të doja të komentoj”, tha Gashi.

Ndërkaq Elmi Aziri tha se deklaratat se në marrëveshjen ASH-BESA bënë pjesë edhe VMRO-DPMNE-ja janë manipulime për dëmtim të marrëveshjes.

“Nëse realisht i analizojmë situatat, ne jemi dëshmitarë që 15 vjet të çfarëdo lloj spekulimi që dalin nga udhëheqësia e kaluar. Këto janë të pavërteta. Ne e dimë se kush ka qenë në koalicion me VMRO-DPMNE-në dhjetë vitet e kaluara, dhe e dimë se kush është edhe më tej në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Këto janë spekulime që dalin nga profile dhe portale të rrejshme që të manipulohet qëllimi i kësaj marrëveshjeje”, tha Aziri.

Ndërkaq, shefi i shtabit zgjedhor i BDI-së në Çair, Bujar Osmani, në konferencën paraprake tha se paralelisht me koalicionin LSDM-BDI kemi edhe koalicione të fshehta të partive që publikisht janë sharë.

“Koalicioni jonë në nivel lokal me LSDM-në ishte i hapur dhe transparent dhe i bërë publik përpara se të fillonin zgjedhjet dhe votuesit e kanë ditur për kë votojnë dhe për cilat vlera, ndërkaq nga ana tjetër pamë koalicione të fshehta të partive që publikisht janë sharë. Meqë bëhet fjalë për koalicion me parti opozitare ku kemi spekulime se kemi koalicione edhe me parti maqedonase në tërë atë grup”, tha Osmani.

Përndryshe, këto përplasjesh dhe spekulimesh mediatike vijnë pasi që dje partia në qeveri, Aleanca për Shqiptarët në krye me Ziadin Selën dhe ajo e Lëvizjes BESA në krye me Bilall Kasamin arritën marrëveshje për përkrahje në rrethin e dytë zgjedhor të lokaleve. Kjo përkrahje, siç e quajtën nga ASH dhe BESA ka për qëllim rrëzimin e së keqes tjetër të pushtetit 12-vjeçar, BDI-VMRO.

Ndryshe, rrethi i dytë zgjedhor do të mbahet më 29 tetor. BDI dhe Aleanca për Shqiptarët do të garojnë në pesë komuna si: Strugë, Bogovinë, Dibër, Gostivar dhe Vrapçisht kurse BDI dhe BESA do të garojnë në 7 komuna edhe atë të Sarajit, Likovës, Tearcës, Çairit, Tetovës dhe Zhelinës.

LEXO: Marrëveshja Aleanca – BESA, Gashi: Nuk është garancë se do të fitojmë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button