VMRO-DPMNE-ja kërkon që të lirohen dhunuesit e Kuvendit

Komiteti Ekzekutiv (KE) i VMRO-DPMNE-së në seancën e tij të fundit debatoi për më shumë çështje dhe solli disa konkluzione, në mesin e të cilave ishte edhe kërkesa për lirim të dhunuesve të 27 prillit, njofton Portalb.mk.

“Pak para fillimit të fushatës zgjedhore, qeveria publikoi se ka miratuar  ligj për amnisti për të burgosurit, të cilat do të amnistohen nga rreth 1,050 të burgosur për vepra të kryera penale. KE i VMRO-DPMNE-së  informon se nis iniciativë për lirim të menjëhershëm dhe amnisti për të gjithë personat që kanë kryer disa shkelje ligjore në incidentet para dhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër, LSDM-ja e cila është në pushtet, vlerëson se assesi nuk duhet të ketë amnisti për personat të cilët siç thonë ata janë munduar që të vrasin deputetë në Kuvend.

“Me kërkesën për amnisti të personave që kanë hyrë më 27 prill në Kuvend ose kanë qenë ndihmues të kërcënimin terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, VMRO-DPMNE tregoi se mu ata kanë qenë urdhëruesit dhe ata qëndrojnë pas dhunës në Kuvend, ku pati tentativë për vrasje”, thonë nga LSDM.

Paraprakisht, gjithashtu vetë pjesëmarrësit kanë kërkuar nga presidenti Ivanov që të njëjtit t’i amnistojë për veprat e kryera.

Në Kuvend më 27 prill, dhunshëm kanë hyrë protestuesit, të cilët ishin të afërt me VMRO-DPMNE-në, rrahën deputetë dhe gazetarë, por dhe demoluan gjithçka brenda Kuvendit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button