Një polic i rrejshëm dhe shokët e tij kanë rrëmbyer një vajzë në Shkup

Një burë u prezantua si inspektor i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe e ka rrëmbyer një vajzë në Shkup të cilën me disa banditë të tjerë e kanë çuar në hotel, njofton Portalb.mk.

Për këtë ngjarje, MPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër P.B. (33), T.P. (31) dhe A.B. (31), të gjithë nga Shkupi, për shkak ekzistimit të dyshimit bazë për veprën penale të kryer “privim ilegal i lirisë”.

Siç informojnë nga MPB-ja të paraqiturit rreth orës 13 në rrugën Boris Trajkovski. T.P me forcë e ka hipur vajzën në veturë ku ishin B.P. dhe A.B.

Derisa nëna e vajzës u mundua t’ju thotë ta lirojnë, A.B i ka thënë se është inspektor nga MPB dhe se duhet të shkojë patjetër me to.

Pastaj, në hotel në afërsi të Vodnos e kanë mbajtur vajzën deri në mesnatë, ndërsa pastaj B.P me motoçikletë e ka dërguar në afërsi të shtëpisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button