Nëse ju tringëllojnë veshët, gjithësesi duhet ta lexoni këtë

Tringëllima në vesh është ndjesia e të dëgjuarit të tingujve kumbues, gumëzhimave, fishkëllimave apo zhurmave të tjera të vazhdueshme apo të ndërprera.

Dukuria e njohur si “tinitusi”, është shumë normale në SHBA, ku gati 50 milion njerëz e përjetojnë. Për shumicen prej tyre është thjeshtë bezdi dhe asgjë më shumë por nëse kjo ndodh vazhdimisht mund të shkaktohet në problem për gjumin, përqëndrimin dhe proceset e tjera ditore, transmeton Lajmi.net.

Shpesh zhurmat në vesh janë shkaktar i pagjumësisë dhe i stresit, sipas mjekësisë.

Edhe pse tringëllima shpesh është e lidhur me humbjen e dëgjimit, ajo nuk e shkakton dhe as nuk e nxitë humbjen e dëgjimit.

Megjithatë, ekzistojnë disa shkaktarë që e nxisin tringëllimen të ndodhë, në njërën ose tjetrën trajtë të saj.

Ekspozimi i gjatë ndaj zhurmave me intensitet të lartë është njëri dhe mund të themi shkaktari kryesor i tringëllimave në vesh. Përveç zhurmave në vesh, mund të shkaktojë edhe humbje të përhershme të dëgjimit.

Një shumëllojshmëri e kushteve dhe sëmundjeve të tjera mund të çojë tek tringëllima në vesh, duke përfshirë:

– Bllokime të veshit për shkak të dyllit apo ndonjë infeksion i veshit. Mund të jetë edhe ndonjë sëmundje e nervit, e tillë si tumor.
– Aspirina, disa lloje të antibiotikëve, anti-inflamatorët, qetësuesit, ilaqet kundër depresionit si dhe medikamentet kininë.
– Procesi i natyrshëm i plakjes së njeriut.
– Sëmundja Meniere, e cila ndikon në pjesën e brendshme të veshit ose sëmundja Otosclerosis, që dëmton eshtrat e veshit të mesëm.
– Kushte të tjera mjekësore si tensioni i lartë, sëmundjet kardiovaskulare, probleme të qarkullimit të gjakut, anemi, alergji, probleme me gjëndrat tiroide apo diabeti.
– Probleme shëndetësore të qafës apo nofullës.
– Lëndime të kokës apo të qafës.
– Tringëllima në vesh vjen edhe nga alkooli, duhani apo droga të tjera por mjekët kanë treguar se edhe lodhja e stresi ndikojnë mjaft shumë.

Për shkak të lidhjes me disa sëmundje të rrezikshme, ekspertët thonë se duhet të këshilloheni patjetër me mjekun tuaj nëse keni zhurma të tilla në vesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button