Si e ëma, edhe të bijat. Këtë duhet ta shohin patjetër nënat e vajzave (FOTO)

Të gjithë e dimë shprehjen e famshme “si e ëma dhe e bija”, por rasti i një nëne në Britani ka arritur në një nivel tjetër. Dominique vendosi ta lërë punën para disa vitesh dhe të jetë një nënë me kohë të plotë për vajzat e saj, Amelia dhe Penny. Të qenit në shtëpi gjatë gjithë kohës me dy vajzat e ka ndihmuar Dominique të bëhet më kreative dhe të krijojë një trend të ri, i cili, sapo nisi të shpërndahet në Instagram, ka regjistruar me mijëra pëlqime, njofton Revista Class.

Një ditë, fare aksidentalisht, ajo i veshi vajzat njëlloj dhe me to reliazoi një album që u pëlqye nga të gjithë. Para se t’i publikonte këto foto në Instagram, Dominique testoi disa disa prej tyre, ato që ishin më fynny.

Tani, ajo dhe vajzat postojnë pothuajse gjithmonë fotografi ku janë të veshura njëlloj, kur bëjnë të njëjtat veprime dhe kur janë gati për të nisur një aventurë të re.

Ndërsa Amelia duket se është pothuaj njëlloj si e ëma në një pjesë të mirë të fotove, Penny ka disa poza më kreative, në fakt. Kjo duket edhe kur pozon krejt e lirë para aparatit, pa e pasur aspak problem të dalë nga korniza.

Frymëzimin, vajzat e kanë gjetur nga tema të ndryshme të jetës, por edhe nga filma të njohur që, kohët e fundit, janë kthyer në tendencë stili në shumë fusha të jetës.

Nëse je një nënë vajzash, frymëzohu nga këto foto të mrekullueshme dhe mendo një set të ngjashëm dhe ruaje si një kujtim të bukur të fëmijërisë së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button