Përcaktohet masë paraburgimi për katër persona për sulmin ndaj Ziadin Selës, i pesti i sëmurë

Me propozimin e prokurorit publik të Prokurorisë Themelore Publike- Shkup, gjykatësi i procedurës paraprake përcaktoi masë paraburgim me kohëzgjatje prej 30 ditëve për katër persona të cilat janë nën hetimin e veprës penale të bërë “tentativë për vrasje të kryer në bashkëpunim”, nga neni 123 në lidhje me nenin 19 dhe në lidhje me nenin 22 nga Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

Për personin e pestë për të cilin prokuroria gjithashtu propozoi përcaktim të masës paraburgim, për shkak gjendjes shëndetësore të përkeqësuar gjykata do të vendos më vonë.

Procedura që zhvillohet kundër këtyre personave ka të bëjë me ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga 27 prilli dhe sulmin ndaj Ziadin Selës.

Ndryshe, dje u zbuluan identitetet që e kanë kryer sulmin ndaj Ziadin Selës , ata janë: Andrej Micov (22), Nikolla Vojminovski (39), Aleksandër Janevski – Toshta (57), Kosta Dellov (26) dhe Stojan Pavllevski (51) dhe u arrestuan me urdhrin e Prokurorisë Themelore Publike – Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button