Gjykata i caktoi masën ‘arrest shtëpie’, deputeti shqiptar shfaqet në mbledhje Komisioni (FOTO)

Një ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia shqiptoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpiak’, deputeti i Kosovës Milaim Zeka, është duke marrë pjesë në një mbledhje në Kuvend.

Deputeti i NISMA, Zeka u ndalua pak ditë më parë nën akuzën për mashtrim dhe shmangie të tatimeve.
Avokati i tij, Gazmend Halilaj, konfirmoi për KALLXO.com se Milaim Zeka ka leje nga gjykata për të marrë pjesë në mbledhjet në Kuvend.

Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media po shqyrtohet raporti vjetor i Radio Televizionit të Kosovës, raporti vjetor i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin si dhe raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Media.
1-355

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button