Koalicioni ndërkombëtar: Shteti Islamik humbi 90 për qind të territorit

Organizata ekstremiste Shteti Islamik humbi pothuajse 90 për qind nga territoret që i mori në vitin 2014 në Irak dhe Siri, njoftoi Koalicioni ndërkombëtar i kryesuar nga SHBA-ja, i cili po lufton kundër ekstremistëve.

Kumtesa e koalicionit, e cila kreu mijëra sulme ajrore në pozicionet ekstremiste dhe u dërgoi këshilltarë special forcave lokale të angazhuar në luftimet kundër ekstremistëve në Irak dhe Siri, është publikuar në përvjetorin e tretë nga formimi i saj dhe në ditën kur Shteti Islamik është dëbuar nga Raka, ish-strehimore e saj në Siri.

“Përpjekjet e përbashkëta të Koalicionit dhe aleatët e tyre mundësuan që të kthehen më shumë se 93.790 kilometra katrorë territor, që është më shumë se 87 për qind nga territori që Shteti Islamik e mori në vitin 20147”, njoftoi Koalicioni ndërkombëtar.

Në kumtesë thuhet se nga 3.000 deri në 7.000 terroristë ende luftojnë në Irak dhe Siri.

Koalicioni ndërkombëtar është formuar në vitin 2014 me iniciativë të ish-presidentit amerikan Barak Obama. Ai atëherë vendosi që të intervenojë që t’i ndërpresë sulmet ekstremiste ndaj minoritetit irakian jazidi.

Koalicioni njoftoi se ka trajnuar pothuajse 120.000 luftëtarë në Irak dhe më shumë se 12.000 në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button