Senatorë amerikanë arritën marrëveshje për Obamaker, Tramp e mbështeti

 Dy senatorë kryesorë amerikanë, nga radhët e republikanëve dhe demokratëve, arritën marrëveshje ndërpartiake për vazhdimin e financimit të subvencioneve federale për sigurim shëndetësor, me çka ligji kontestues i presidentit të mëparshëm Barak Obama, të cilin Donald Tramp por tenton ta rrëzojë, do t’i fitojë edhe dy vite.

Presidenti amerikan, Donald Tramp i dha mbështetje marrëveshjes së arritur praktikisht menjëherë sapo ishte paralajmëruar, edhe pse theksoi se megjithatë do të përpiqet ta rrëzojë Obamaker.

Доналд Трамп

Senatori republikan, Lamar Aleksandar nga Tenesi dhe senatorja demokrate, Peti Marej nga Uashingtoni, kryesues të komisionit për shëndetësi pranë Senatit amerikan, kumtuan se kanë arritur marrëveshje për vazhdimin dyvjeçar të subvencionimit të të siguruarve për polisat e të siguruarve me status më të dobët pronësor. Tramp javën e kaluar nënshkroi dekret me të cilin hiqet ky subvencionim.

Me marrëveshjen, u jepen autorizime më të mëdha shteteve federale në eksperimentimin me standardet alternative të pakove të sigurimit, por duke e ruajtur kushtin për çmime të njëjta të premisë për të sëmurët dhe për të shëndetshmit. Marrëveshja nuk i përjashton të ashtuquajturat shërbime themelore shëndetësore, siç janë ato të cilat kanë të bëjnë me shëndetin mental dhe shtatzëninë, ndërkaq të cilat secila pako e sigurimit duhet t’i posedojë.

“Me këtë i zgjidhim dy vitet e ardhshme. Më pas mund të kemi debat gjithpërfshirës për atë drejt çka synojmë, shkuar në mënyrë afatgjate, kur është në pyetje çështja e sigurimit shëndetësor”, deklaroi Aleksander pas nënshkrimit.

Duke e akuzuar Trampin për “sabotim të sistemit shëndetësor” të SHBA-së, Marej deklaroi se i vjen mirë që “demokratët dhe republikanët dakordohen se diçka e tillë është e papranueshme dhe se paqartësia dhe disfunksionaliteti nuk guxojnë të vazhdojnë”.

Administrata e Trampit, javën e kaluar paralajmëroi ndërprerje të pagesës së miliarda dollarëve subvencione për siguruesit për sigurim shëndetësor të qytetarëve të varfër. Ajo është pjesë e insistimeve të presidentit republikan për ta rrëzuar ligjin për sigurim shëndetësor, të menduar nga Obama dhe mes popullit i njohur si Obamaker.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button