Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Vaksinimi kundër gripit sezonal fillon sot në qendrat për shëndet publik dhe njësitë e tyre rajonale.

Vaksina i përfshin llojet e viruseve të gripit të cilat qarkullojnë në hemisferën veriore, përfshirë edhe rajonin evropian dhe Maqedoninë, është përgatitur në pajtim me rekomandimet e OBSH-së dhe i mbron prej dy lloje të viruseve nga grupi A dhe një lloj virusi nga grupi B, ndërsa prodhues është Abot nga Holanda, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinimi është mbrojtja e vetme parandaluese kundër gripit dhe rekomandohet për persona të moshës mbi 65 vjeç, posaçërisht personat e sëmurë kronik, fëmijët e vegjël nën moshën tre vjeçare me imunitet të dobët, punonjësit shëndetësorë, personat me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore, si dhe në përgjithësi personat me imunitet të dobët. Vaksina kundër gripit nuk është e obligueshme dhe jepet në bazë vullnetare.

Nga Ministria informojnë se vaksinimi kundër gripit sezonal kushton 400 denarë, si edhe viteve të kaluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button