Stop tregtisë me njerëz, me theks në parandalimin e eksploatimit të punës

Parandalimi i eksploatimit të punës do të jetë në fokus të shënimit të sivjetmë të 18 tetorit – Ditës Evropiane për Luftë kundër Tregtisë me Njerëz.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim dhe aksione të përbashkëta me Minsitrinë e Punëve të Brendshme, në të cilat janë përfshirë inspektorë të punës, ka zbuluar raste të viktimave potenciale të tregtisë me njerëz me qëllim të eksploatimit të punës, informoi në konferencën e sotme për shtyp Elena Grozdanova, anëtare e Komisionit nacional për luftë kundër tregtisë ilegale me njerëz dhe sekretare në Minsitrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Grozdanova nuk theksoi për çfarë numri të rasteve bëhet fjalë.

Ajo së bashku me koordinuesen nacionale për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrimit ilegal, Magdalena Nestorovska dhe Maria Iliq nga Fundjava e modës në Shkup, në konferencën e sotme për shtyp i paralajmëruan aktivitetet me rastin e Ditës Evropiane për Luftë kundër Tregtisë me Njerëz dhe përfshirjen e Fundjavës së modës, e cila këtë vit do të mbahet nën moton Stop për tregtinë me njerëz.

Grozdanova përmendi se për momentin në Maqedoni ka mbi njëqind inspektorë të punës, të cilët në kuadër të projektit me Këshillin e Evropës kaluan trajnime për njohjen e viktimave të tregtisë me njerëz me qëllim të eksploatimit të punës.

Ajo shtoi se megjithatë konsideron se ai numër nuk mjafton dhe se do të rritet me reformat e ardhshme në MPPS dhe në Këshillin e inspektorëve, i cili tani ka kompetenca edhe ndaj inspektorëve të punës.

Nestorovska paralajmëroi program jashtëzakonisht të pasur për ngritjen e vetëdijes për këtë dukuri me pjesëmarrje të partnerëve të Komitetit nacional, siç janë zyra e Këshillit të Evropës, UNHCR, Fundjava e modës në Shkup.

“Tetëmbëdhjetë Tetori është vetëm një ditë, në të cilën tentojmë tërë opinioni të jetë i animuar për këtë dukuri devijuese. Por, Komisioni nacional si trup qeveritar po tenton në një vend të mbledhë disa subjekte dhe organizata joqeveritare. Kjo është një dukuri jashtëzakonisht devijuese, e cila nga e kaluara e deri më sot vazhdimisht i ndryshon format dhe trajtat e paraqitjes. Kriminelët kanë modus vivendi, të cilin vazhdimisht e adaptojnë ndaj kushteve të reja”, theksoi Nestorovska.

Ajo shtoi se vëmendja këtë vit në kuadër të luftës kundër tregtisë me njerëz do të kthehet drejt diçkaje që gjithnjë e më tepër po profilizohet si dukuri dominuese në nivel global, eksploatimi i punës.

“Kjo dukuri kriminelëve u mundëson që përmes tregtisë me njerëz dhe keqpërdorimit të një nga të drejtave themelore të njeriut, të drejtën për punë dhe ekonomizim të realizojnë fitim tejet të madh”, tha Nestorovska.

Grozdanova deklaroi se nevojitet të përforcohen masat jo vetëm për zbulim të kryesve të këtyre veprave, por edhe preventivë dhe mbrojtje e viktimave, të cilët në numër më të madh janë gra dhe vajza të mitura, ndërsa në vend, në numër më të madh janë vajza të mitura.

Fundjava e modës, siç paralajmëroi Iliq, këtë vit do të mbahet prej 22 deri më 25 tetor dhe do të shënohet me fushatën Stop tregtisë me njerëz.

Këtë vit vizituesit e fundjavës së modës do të kenë mundësi të ndjekin 14 sfilata dhe prezantime multimediale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button