“Eja Maqedoni” punon t’u sigurojë nga dy shujta 1.000 njerëzve në ditë

Asociacioni “Eja Maqedoni” po punon në zhvillimin e rrjetit të parë për dhurim të ushqimit në Maqedoni që ka për qëllim t’u sigurojë nga dy shujta 1.000 njerëzve në ditë, me qëllim që rrjeti të zgjerohet për t’u ndihmuar më shumë njerëzve të cilët kanë problem gjatë sigurimit të ushqimit.

Në drejtim të rritjes së informimit dhe motivimit për përfshirje të të gjitha organizatave të interesuara qytetare dhe vullnetarëve potencial, sot organizon ngjarje në të cilën do të prezantohet mënyra e zhvillimit të rrjetit dhe funksionimit të saj.

Nga Asociacioni theksojnë se në këtë mënyrë dëshirojnë edhe ta pakësojnë hudhjen e mbi 10.000 tonë ushqim të sigurtë i cili përfundon nëpër deponi.

Zhvillimi i rrjetit për dhurim të ushqimit është mbështetur nga Ambasada zvicerane në Maqedoni dhe USAID-it përmes Korpusit Paqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button