Fenomeni i pazakontë, dielli bëhet i kuq në Britani

Dielli u bë i kuq dhe qielli u ngjyros me nuanca të pazakonta të hënën mbi Britaninë e Madhe, për shkak të rërës së ardhur nga Saharaja dhe tymit të shkaktuar nga zjarre në jug të europës, që filtruan gjatësi të caktuara vale të dritës së diellit, transmeton Top Channel. 

I zbutur nga uragan në stuhi, Ofelia shkaktoi 3 viktima te dielën në Irlande, ku ishte stuhia më e rendë në gjysmë shekulli, e tani i është drejtuar Skocisë. Por në Londër  e në juglindje të Anglisë erërat ishin të moderuara.

Ato që nxitën reagimet në rrjetet sociale ishin qielli i verdhë dhe dielli i kuq.

Agjencia meteorologjike n Britani tha se fenomeni ishte shkaktuar si pasoje e stuhisë, e cila kishte marrë me vete rërë sahariane dhe tym nga zjarret në Spanjë e Portugali. Shumë njerëz postuan foto dhe video të fenomenit në rrjet.

“Bristol dukej si në filmin Planeti i Kuq, moti është vërtet i çuditshëm”-shkruajti një prej përdoruesve në twitter. Në disa zona dritat e rrugës u ndezën në mes të ditës, pasi pluhuri bllokoi pjesërisht dritën e diellit.

 

1508242369_dielll

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button