KSHZ: Janë parashtruar 24 ankesa për grumbullimin e rezultateve nga zgjedhjet

Deri në orën 19:00 janë parashtruar 24 ankesa për grumbullimin e rezultateve nga zgjedhjet, konfirmoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Sipas informacioneve, dy paraqitje ka parashtruar partia TMRO, një Aleanca për Shqiptarët dhe 22 VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”.

Duke e pasur parasysh se komisionet komunale zgjedhore i shpallin rezultatet e para nga zgjedhjet në afat prej shtatë ore pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga këshillat zgjedhore, afati për parashtrimin e ankesave për procedurën për grumbullimin dhe konfirmimin e rezultateve skadon sonte në orën 02:00 pas mesnate, kumtoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Parashtruesit e listave të kandidatëve kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa deri te KSHZ-ja për procedurën për votim, grumbullim dhe konfirmim të rezultateve në afat prej 48 orëve pas përfundimit të votimit, gjegjësisht 48 orë pas shpalljes së rezultateve të para.

Afati për parashtrimin e ankesave për procedurën për votim përfundoi në orën 19:00.

Deri te KSHZ-ja janë parashtruar 59 ankesa nga qytetarët për mbrojtje të së drejtës së votimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button