Ja çfarë i ka thënë Nikolla Gruevski, Edi Ramës (VIDEO)

Lideri i opozitës maqedonase, VMRO DPMNE, Nikolla Gruevski u takua me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në kuadër të Samitit 100, i cili është duke u mbajtur në Shkup, njofton Portalb.mk. Në takim është biseduar për marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, për situatën politike në vend si dhe për prioritetet strategjike të Maqedonisë.

Nga kabineti i Gruevskit, informojnë se ai ka thënë që është për “bashkëpunim të hapur me Shqipërinë e cila bazohet në baza të principeve.”

“Në këtë drejtim, nuk ndihmojnë dokumentet si që është Platforma e Tiranës, e cila sipas formës që u promovua si dhe sipas përmbajtjes së saj nuk do të kontribuojë në zhvillimin e miqësisë të bazuar në qëllime të sinqerta, mes dy vendeve dhe mund të ketë efekt negativ në jetën e përbashkët të dy etniteteve në Maqedoni” është shprehur Gruevski.

Më tej, siç lajmërojnë nga kabineti i tij, ai ka thënë se është e mirëseardhur mbështetja e Shqipërisë për Maqedoninë

Sipas tij, është e mirëseardhur mbështetja e Republikës së Shqipërisë për integrim në NATO dhe se ekzistojnë sfida të përbashkëta për përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian, në përmbushjen e të cilave bashkëpunimi është i pritur.

Gruevski, siç qëndron në kumtesë, ka theksuar se marrëdhëniet e mira mes të dy vendeve të cilat duhet të zhvillohen do të kontribuojnë për relaksimin e atmosferës dhe ndërtimin e besimit që nevojitet për paparim ekonomik dhe politik të rajonit.

Më herët Rama u takua me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, liderin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button