Samit 100: Përmes bashkëpunimit të përforcuar ekonomik deri në standard më të lartë jetese të qytetarëve në rajon

Përforcimi i bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, para së gjithash ekonomik në drejtim të rritjes së standardit jetësore të qytetarëve nga rajoni është mesazhi, që e dërguan sot kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi në hapjen e panel-sesionit “A do të mundet që të konkurrojë rajoni në tregon global?”, i cili po mbahet në ditën e dytë të Samitit 100 në Shkup.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor përmes përforcimit të bashkëpunimit rajonale ta sjellin këtu Evropën”, porositi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i cili e hapi sesionin.

Ai theksoi se i gjithë rajoni pret për anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, për çfarë arsye duhet të ndërmerren aksione të përbashkëta në këtë drejtim.

“Duhet të ndërmarrim aksione të përbashkëta nëse dëshirojmë ta rrisim standardin jetësor për të gjithë qytetarët në rajon dhe ta lëvizim drejt atij të qytetarëve në BE. Punojmë në drejtim të avancimit të bashkëpunimit rajonal me të gjithë gjashtë vendet. Evropa Perëndimore më shumë do të na respektojë në qoftë se jemi të bashkuar dhe nëse tregojmë bashkëpunim më të madh”, tha Zaev.

Kryeministrat e rajonit, siç theksoi ai, nga ky Samit dëshirojnë të dërgojnë edhe mesazh për bashkim edhe para afaristëve, të investojnë në kushte të bashkëpunimit të përforcuar dhe unitetit.

Самит 100 премиери

Lidhur me atë se cilat reforma duhet të realizohen në vendet e rajonit me qëllim që ta arrijnë zhvillimin e shteteve të cilët në vitet e 90-ta kanë qenë në nivel më të ulët, ndërsa tani janë më avancuese, kryeministri malazeze Dushan Markoviq e theksoi atë që e potencon edhe Banka Botërore, stabiliteti makroekonomik, reformat strukturore dhe niveli më i madh i bashkëpunimit ekonomik.

“Që ta kompensojmë hendekun me vendet e tjera në zhvillim ne këtu në rajon duhet të jemi të aftë që të marrim vendim dhe të qëndrojmë pas tyre, të gjithë së bashku të ndajmë përcaktim të tillë. Bashkëpunimi është intensifikuar në periudhën e kaluar me takimet në Sarajevë, Bruksel, Trieste, Podgoricë, Durrës dhe tani në Shkup”, shtoi ai.

Kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi se është normale dhe natyrore që vendet e rajonit të organizohen së bashku, diçka që, siç tha ka qenë e pamundur vetëm para disa viteve.

Ai theksoi se është vërejtur progres në kuadër të Procesit të Berlinit, pasi për herë të parë u lançua, ndërsa e gjithë kjo është përfshirë në Planin aksional, i cili përmban 120 masa, që çdo vend duhet t’i ndërmarrë në drejtim që tërësisht të ndryshojë mënyra me të cilën komunikojmë me njëri-tjetrin në kuptim të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

“Ndërkohë luftojmë për avancim të rajonit, potenciali i të cilit nuk është shfrytëzuar mjaftueshëm për shkak të numri të madh të pengesave, mungesës së progresit në kohërat e kaluara, që na pengoi ta bëjmë atë që është e mirë për njerëzit tanë. Shpresoj se do të luftojmë së bashku kundër botëkuptimeve të vjetruara dhe do të jemi të aftë të sjellim energji të re të bashkëpunimit përmes rrëzimit të barrierave dhe hapje ndaj njëri-tjetrit. Duhet t’i hapim kufijtë për bashkëpunim, për tregti dhe për biznesmenët. E gjitha kjo do të jetë konfirmim se jemi të gatshëm të ballafaqohemi me sfidat si evropianë”, theksoi Rama.

Sipas kryesuesit të Këshillit të Ministrave të BeH-së Denis Zvizdiq, prioritet i të gjithë vendeve duhet të mbetet përforcimi i bashkëpunimit ekonomik, i cili nuk do të pengohet nga çfarëdo lloj barrierash administrative dhe doganore.

“Sa më shumë projekte të përbashkëta rajonale, progres aq më të madh. Duhet ta njohim edhe komplementaritetin e ekonomive tona… Nëse e ruajmë ambientin e stabilitetit të plotë, kusht pa të cilin nuk është i mundur integrimi në BE, atëherë mund të flasim për Ballkanin Perëndimor, si vend gjithnjë e më aktiv për investitorët evropianë dhe botëror”, tha Zvizdiq.

Në Samit morën pjesë mbi 150 liderë afarist nga EJL, ministra dhe përfaqësues të BE-së, ndërsa temë kyçe ishte ndërlidhja midis vendeve të rajonit në të gjithë nivelet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP