BE: Zgjedhjet kontribuan për përforcim të besimit në proceset demokratike

Zgjedhjet lokale të 15 tetorit u mbajtën në ambient në të cilin mbizotëronte fryma garuese, ndërsa misioni i OSBE/ODIHR në rezultatet paraprake dhe konkluzionet vlerësoi se kontribuuan për përforcim të besimit në proceset demokratike në vend, njoftoi sot Delegacioni i BE-së në Shkup.

Thuhet se sipas raporteve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale, janë respektuar të drejtat themelore të grumbullimit dhe shprehjes, ndërsa janë regjistruar edhe disa pohime të besueshme për parregullsi në periudhën parazgjedhore.

“Autoritetet duhet në mënyrë efikase t’i realizojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR, ndërsa Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë në këtë proces. Vendi po përgatitet për raundin e dytë të zgjedhjeve më 29 tetor dhe të gjithë faktorët politik duhet të sillen me përgjegjësi, ndërsa institucionet kompetente të sigurojnë kushte për proces zgjedhor kredibil dhe transparent. Bashkimi Evropian i inkurajon anëtarët e sapozgjedhur të autoriteteve lokale që të kontribuojnë për progres në agjendën reformuese evropiane. Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë vendin në procesin reformues dhe në rrugën e tij drejt euro-integrimit”, qëndron në kumtesën nga Delegacioni i BE-së në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button